Divjakë/ ‘Porsche’ del nga rruga dhe bie në kanal, humb jetën pasagjeri 30 vjeç! Shoferi në gjendje të rëndë

DIVJAKË-Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Stravec në Divjakë. Një mjet tip ‘Porche’ ka dalë nga rruga, pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, ndërsa si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri Daniel Sharka, 30 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Mariglen Laboti është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Makina me të cilën po lëviznin du të rinjtë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues. Paraprakisht, shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë dhe drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:56
Aksident në Bulqizë, plagosen rëndë dy persona

 

Dy persona kanë mbetur mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Bulqizë pasi mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në livadh.

Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur Vajkal, vetëm dy kilometra nga qyteti i Bulqizës në drejtim të Peshkopisë.

Dy personat që ndodheshin në automjet kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në spitalin e Bulqizës.

Policia ende nuk ka dhënë detaje për aksidentin, ndërsa të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme në spitalin bashkiak të Bulqizës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar