Një 55-vjeçar nga Divjaka është arrestuar nën akuzën e “vrasjes me dashje” e mbetur në tentativë. Policia përmes një njoftimi për shtyp bën me dije se në pranga është vënë 55-vjeçari Pëllumb Çela nga fshati Spolat.
Ky i fundit ka qëlluar me armë gjaku çifte drejt dy komshinjve të tij, me inicialet B.T 39 vjec dhe E.T 59 vjeç të cilët ndodheshin në oborrin e banesës së tyre.
Për pasojë dy komshinjtë kanë marrë dëmtime në trup dhe ndodhen në Spitalin e Lushnjes. Policia ka sekuestruar edhe armën e gjahut tip çifte turke model "Super Post”, të cilën 55-vjeçari e mbante pa leje.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com