Divorci me këngëtaren, Riza:
Nëse se do diçka, mos u konsumo

Divorci me këngëtaren, Riza:<br />Nëse se do diçka, mos u konsumo
TIRANE - Ish-futbollisti Florian Riza ka folur për herë të  parë pas divorcit me këngëtaren e njohur Rovela Dilo. Në një rrëfim për revistën "Elite", Florian Riza thotë se njeriu nuk ka pse konsumohet nëse nuk e dëshiron një gjë, në rastin konkret martesën.

Ish-futbollisti i Partizanit thotë se nuk është nga ata njerëz që duan tu tregojnë të tjerëve lumturi e suksese false.

Jam në një fazë interesante të jetës. Ndihem mirë në të gjitha drejtimet. Pastaj  italianët thonë që jeta fillon pas të 40 -ve. Unë quhem  7 vjeç sipas tyre. Për martesën ka shumë batuta. Të gjithë i përshtaten një prej batutave ose e gjejnë veten të njëra prej tyre.

Ka pasur koncepte strikte për martesën, por besoj konceptet kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Unë vetë mbetem i mendimit që njeriu nuk ka pse konsumohet nëse nuk e dëshiron një gjë në rastin konkret martesën. Ashtu siç e përkufizon dhe ligji martesa është vullnet i palëve për të jetuar së bashku. Nëse vullneti ka humbur, martesa bie poshtë. 

Nuk jam ekspert martesash dhe realisht nuk kam pse vlerësoj as të dështuarat dhe as të suksesshmet. Martesa të dështuara ka pafund, por dhe të suksesshme jo se s’ka, ose ka dhe shumë që duken si të suksesshme, ka njerëz që jetojnë për t’i treguar të tjerëve suksese e lumturi fallco unë nuk hyj te këta tipa
”, - deklaron Riza. 

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?