Pas 8 viteteve ndarje Gigi D’Alessio dhe ish-bashkëshortja Carmela Barbato kanë firmosur për divorcin zyrtar.

Ata kanë qenë të martuar nga viti 1986 deri në vitin 2006 dhe kanë sëbashku 3 fëmijë.

Një vit përpara ndarjes këngëtari kishte nisur lidhjen me Anna Tatangelon e cila në atë kohë ishte 19 vjeçe.

gigi d

Askush nuk e mendonte se dashuria e tyre do të rezistonte gjatë, por ato sot janë bashkë dhe të dashuruar dhe janë bekuar me ardhjen në jetë të një fëmije në vitin 2010.

Shpërblimi monetar i Carmelas për të mbuluar shpenzimet e fëmijëve sipas gjykatës është 15 mijë euro.

Ndërkohë për të shkonm edhe një vilë në një zonë panoramike në Napoli.
Redaksia Online               
(g.m/shqiptarja.com)