Dizenjuesi i ri Marco Marco që solli
veshjet më fenomenale të VMA 

Dizenjuesi i ri Marco Marco që solli<br />veshjet më fenomenale të VMA 
Video Music Awards ka derdhur mbi skenë veshje të cilat do të mbahen mend gjatë.

Emri më i ri në fushën e dizenjuesve është Marco Marco i cili ka dizenjuar së fundmi veshjet e Rita Orës, Iggy Azaleas dhe Britney Spears.

Ai ka punuar me reperen australiane Iggyn prej 2 vitesh dhe shprehet se i pëlqen të punojë me të.

iggy azalea

Marco ka një listë të gjatë me klientë si Katy Perry në realizimin e videoklipit të saj California Gurls.

Për Nicki Minaj ka dizenjuar një fustan shumëngjyrësh me zbukurime kukullash të këndshme për koncertin e saj Pink Friday.

Për Britney Spears krijoi një fustan të bardhë me krahë engjëlli. Ndërkohë ka dizenjuar edhe për Selena Gomez, Cher, Fergie Ferguson.

Ai thotë se ka qenë një emër anonim deri sa emri i tij filloi të përhapej dhe vipat nisën të njiheshin me të personalisht.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!