Silvio Berlusconi bën një shaka me presidentin francez Emmanuel Macron, dhe aludon për gruan e tij Brigitte, duke thënë se "Macron është një djalë i shkëlqyer. Sigurisht ai ishte me fat që të ketë një mama të bukur që e merr atë në krahë."
Presidenti Macron dhe gruaja e tij Brigitte kanë një diferencë moshe prej 25 vjetësh nga njëri-tjetri dhe kjo ka bërë bujë në media.
39 vjeçari Macron është Presidenti më i ri i Francës që në kohën e Napoleonit dhe është martuar me ish-mësuesen e tij të Letërsisë, 24 vjeç më e madhe se ai.
Për romancën e tyre është shkruajtur shumë në media edhe për faktin se Macron ishte vetëm 17 vjeç kur deklaroi se donte të martohej me zonjën Trogneux.
Por ndërkohe, ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi i njohur për batutat e tij dhe një lloj “moskokëçarje” është një 80-vjeçar në një lidhje me Francesca Pascale, 49 vjeçe, pra 30 vjeç më e vogël se ai.
Redaksia Online
Er.K/d.b/Shqiptarja.com