Endrit Thaçi ka zhvilluar një vizitë në Hagë te babai i tij, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se pesë vitesh. Takimi është zhvilluar në qendrën e paraburgimit ku ish-presidenti po qëndron në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor.

Postimi i Endrit Thaçit në rrjete sociale

Pas vizitës, Endrit Thaçi ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke shprehur shpresë dhe optimizëm për lirimin e të atit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

“Plot shpresë. Duke i numëruar ditët deri kur babai im me shokët e tij do të dalin nga ky vend. Dielli do të lindë sërish”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar mesazhin me simbolin e gishtit lart, një shenjë e përdorur shpesh edhe nga vetë Hashim Thaçi.