Anthony Çako është djali i dy artistëve me emër në Shqipëri. I biri i Inva Mulës dhe Pirro Çakos do të vazhdojë në hapat e familjes së tij që për breza me rradhë i janë dedikuar muzikës. Edhe pse në një rrymë tjetër muzikore, në atë elektronike Anthony ka realizuar këngën e parë të quajtur “Alive” e cila do të publikohet të premte.
Ai është pyetur nga ndjekësit se ku ishte frymëzuar për këtë këngë dhe si padashje ai ka zbuluar një ngjarje që për pak do i merrte jetën.
“Ka një histori për të qeshur rreth këtij emri. Nuk kisha asnjë titull për këngën dhe unë me përfaqësuesit e shtëpisë diskografike udhëtuam jashtë Parisit për të regjistruar videon. Kur u kthyem nga udhëtimi, avioni për pak u përplas, kështu që vendosëm ta quanim këngën ‘Alive’ (gjallë)”, shkroi ai.