Policia italiane shkatërroi një organizatë kriminale për shitjen e drogës, ku mes 13 të dyshuarve ra në sy emri i këngëtares Elsa Lila.

Arrestimi i saj nga ka shkaktuar reagime të shumta në media. Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe këngëtarja Rezarta Shkurta.

Nëpërmjet një postimi "Story" në Instagram, ajo ka bërë një shaka "të kripur" duke gjetur fajtorin e kësaj ngjarje. Këngëtarja ka postuar një foto nga dueti i Elsës me Pirro Çakon, “Diferenca je ti”.

Bashkëngjitur me shaka ka shkruar në sensin e shakasë se fajin për këtë situatë e ka Pirro Çako.

Policia italiane shkatërroi një organizatë kriminale për shitjen e drogës, ku mes 13 të dyshuarve ra në sy emri i këngëtares Elsa Lila.