E çuditshme por e vertetë. Djali i biznesmenit Irfan Hysenbelliu ka paditur Klubin e Futbollit Tirana , duke kërkuar prej kësaj të fundit ti paguajë pagesat e prapambetura. Në objektin e padisë kërkohet një shifër prej vetëm 213 mijë lek të vjetra, por kjo mund të jetë një lapsus i sekretarisë së gjykatës, pasi djali i biznesmenit mund ti jetë drejtuar gjykatës për pagesën 2 milion lekë dhe jo 213 mijë lekë, siç është shkruar në sistem.

Por gjithsese kjo ende nuk dihet me saktësi nëse është një gabim apo jo. Çështja është rregjistruar në datën 5 tetor dhe pritet që në ditët në vijim futbollisti Fatmir Hysenbelliu të parballet me juristët e klubit në gjykatë.

Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)