Djali i ish-deputetit socialist i jep fund beqarisë, Veliaj kurorëzon martesën (Foto)

Djali i ish-deputetit socialist i jep fund beqarisë, Veliaj kurorëzon martesën (Foto)

Ish-deputeti socialist Namik Dokle, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe çifti i sapomartuar Bleron e Ornela Dokle

Djali i ish-deputetit socialist Namik Dokle, Bleroni i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij disavjeçare me Ornela Belën. Por përveç festës së tyre familjare, ata kanë zhvilluar edhe një ceremoni zyrtare, teksa i janë betuar njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Foto nga ceremonia martesore e Bleron Dokles

Ceremonia është zhvilluar në tarracën e gjelbër të Bashkisë Tiranë, dhe pjesë e saj ishin edhe familjarët e dhëndrit dhe nuses, të cilët u bënë dëshmitarë të këtij momenti të veçantë. I pranishëm ishte edhe ish-deputeti, Namik Dokle, i cili i rrethuar edhe nga mbesat dhe nipërit e tij, dhe në krah të Veliajt nuk e fsheh gëzimin e tij për martesën e djalit të tij.

Foto nga ceremonia martesore e Bleron Dokles

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve