Djali i ish-deputetit socialist Namik Dokle, Bleroni i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij disavjeçare me Ornela Belën. Por përveç festës së tyre familjare, ata kanë zhvilluar edhe një ceremoni zyrtare, teksa i janë betuar njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Foto nga ceremonia martesore e Bleron Dokles
Ceremonia është zhvilluar në tarracën e gjelbër të Bashkisë Tiranë, dhe pjesë e saj ishin edhe familjarët e dhëndrit dhe nuses, të cilët u bënë dëshmitarë të këtij momenti të veçantë. I pranishëm ishte edhe ish-deputeti, Namik Dokle, i cili i rrethuar edhe nga mbesat dhe nipërit e tij, dhe në krah të Veliajt nuk e fsheh gëzimin e tij për martesën e djalit të tij.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Foto nga ceremonia martesore e Bleron Dokles
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)