Teksa kanë mbetur vetëm pak orë nga shpallja e vendimit të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, edhe Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përcjellë një mesazh publik.
Në një postim në Facebook, ai shkruan se asnjë gjykim dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë, sipas tij, të vërtetën historike për UÇK-në.
“Falë saj, shqiptarët e Kosovës kanë sot shtetin e tyre dhe jetojnë me dinjitet e liri. Asnjë gjykim dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë historike. UÇK është vetë historia jonë, krenaria jonë dhe simboli i luftës sonë për liri.”
Lajmi kryesor:
Kosova me sytë nga Haga, nesër vendimi për Thaçin! Prishtina pret verdiktin në shesh, rrugët mbushen me flamuj e mbishkrime për ish krerët e UÇK-së: Shpallini të pafajshëm!









