Djali i Maradonës akuza të forta: Babanë tim e vranë dhe i vodhën paratë

Djali i Maradonës akuza të forta: Babanë tim e vranë dhe i vodhën paratë

Diego Armando Maradona Sinagra me të atin

Diego Armando Maradona Sinagra, djali i vetëm i Diego Armando Maradonës, ka folur në programin 'El Chiringuito' të prezantuar nga Josep Pedrerol për gjyqin që po mbahet në Argjentinë për vdekjen e babait të tij.

Djali i Maradonës, i cili filloi sezonin si trajner i UD Ibarra në Grupin XII të Spanjws, tha "Unë po ndjek gjyqin për vdekjen e babait tim dhe është një kohë shumë e ndërlikuar për të gjithë ne. Do të vijnë kohë të vështira, por ne jemi të përgatitur".

Diego Maradona Jr., i cili lindi në Napoli më 20 shtator 1986 dhe ishte një yll i futbollit në plazh, iu bashkua teorisë së paraqitur nga avokati Fernando Burlando se Maradona "u vra në mënyrë djallëzore" në "shtëpinë e tmerrit" në "një plan çnjerëzor që doli i efektshëm".

"Ajo që më lëndon më shumë në këtë gjyq është se e vranë. Është kaq e qartë. Ata nuk e trajtuan siç duhet dhe nuk bënë asgjë për ta shpëtuar", denoncoi i biri qw ka nofkën Diego Jr. ose Dieguito.

Diego Armando Maradona Sinagra, i cili u njoh ligjërisht si djali i Maradonës në 1993, pohon se "nëse do ta kishin trajtuar siç duhet, ai mund të ishte ulur këtu tani".

Djali i Maradonës e bëri të qartë duke thënë se ka dyshime të bazuara se mjekët nuk e kryen punë  e tyre.

 "Unë nuk mund ta pranoj atë që mjekët nuk bënë. Jam i sigurt se do të vërtetojmë se ka pasur neglizhencë", si dhe ai pretendoi se babait të tij i kishin vjedhur paratë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit