Një djalë kurd i kapur peng nga militantët e ISIS katër muaj më parë ndërsa po kthehej nga shkolla ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij, pasi tha se grupi ISIS ka të drejtë me kauzën e tyre.

Mervan Mohamed Huseni, në një intervistë për CNN, tha se kur u kap bashkë me disa shokë, në fillim, ishte i tmerruar, por se më pas kuptoi se lufta e Shtetit Islamik bëhej për një arsye të drejtë.

Djaloshi tregon se si militantët i dërguan fëmijët në një xhami për t’u falur dhe më pas i mbajtën peng në godinën e një shkolle fillore ku i rrihnin, i torturonin me rrymë elektrike madje edhe i varnin. Huseni thekson se grupi militant ISIS nuk vrasin çdokënd, por i testojnë njerëzit dhe vrasin të pafetë.

Ai gjithashtu ka treguar për CNN se ka parë video, ku fëmijët vareshin në litar nga militantët e ISIS. Sipas tij, aty shihej një e vërtetë e madhe, pasi shpjegohej se kush ishte i pafe e faktuar kjo me prova dhe më pas varej.