TIRANË - Djali i ish kryeministrit të diktaturës Mehmet Shehu bëhet protagonist në hapjen e dyerve të sekreteve të diktaturës. Ai është pjesë e ekipit të projektit të çeljes së “Shtëpisë së Gjetheve”.

I gjendur mes kurthit” të historisë, që i ati i tij ka qenë “kryeshefi” i Sigurimit të Shtetit, dhe protagonizmit të tij si intelektual dhe shkrimtar, Bashkim Shehu kërkoi që politika të mos e instrumentalizonte të kaluarën për qëllime politike të ditës.