Djali i Sokol Olldashit thirrje shqiptarëve: T'i harrojmë ndasitë, të bashkohemi për Shqipërinë

Djali i Sokol Olldashit thirrje shqiptarëve: T'i harrojmë ndasitë, të bashkohemi për Shqipërinë

Glauk Olldashi

Glauk Olldashi, djali i ish-deputetit demokrat Sokol Olldashi, i cili është parë krah Lulzim Bashës në disa prej protestave të opozitës i bën thirrje qytetarëve t'i bashkohen protestës që opozita ka njoftuar për ditën e nesërme. Olldashi shkruan se në '90 diskutohej për ideal ndërsa sot diskutohet për mirëqenie personale pasi idealet janë harruar.

Në fund ai bën thirrje që të tejkalohen ndasitë dhe shqiptarët të bashkohen për Shqipërinë

"Të kërkosh pacënueshmërinë e lirisë së votës do të thotë të kërkosh respektimin e sistemit demokratik, në themelet e të cilit qëndron kontributi i të gjithë demokratëve, që ditën të rrëzonin sistemin më të egër totalitar. Krimi më i madh që na ka bërë kjo qeveri është vjedhja e idealit. Dhe, në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët tanë e i paraardhësve tanë do shkelet! Në vitet ‘90, Shqiptarët jetonin në skamje, ama diskutohej dhe luftohej për ideale. Sot diskutohet vetem mirëqenia personale dhe idealet janë harruar. Dua t’i bëj thirrje të gjithe shqiptarëve, të mëdhenj e të vegjël, të majtë e të djathtë: të harrojmë ndasitë e të bashkohemi për veten tonë, për familjet tona e për Shqipërinë tonë!", shkruan Olldashi në postimin të cilin e ka shoqëruar me një thirrje për protestë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 21/06/2019 11:37

    Gjunah ky djali.Po a ka nene ky,d.m.th, gruaja e Kolit?Merre o idiote djalin,mos ta perdori politika,lere te studjoje per cfare studion,mos e fut ne llum.Oh,harrova,ju paret aty i keni bere tek llumi,dhe aq e keni kapacitetin.

    Përgjigju
  • artur: 21/06/2019 03:57

    Cfare nepotizmi eshte ky,i nxitur nga media duke ndertuar karieren e djalit te nje ish politrikani.Lereni femijen te ndertoje jeten e tij dhe nqs eshte i afte le te konkuroje si gjithe te tjeret por jo te na nxirni deklarata sikur kush e di kush eshte dhe kush e di cfare ka bere per kete popull.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 21/06/2019 03:03

    I ndjeri Olldashi nxorri te denuar nga burgu per ti ardhur ne ndihme PD me bandat qe benin presion me qendra votimesh.Shqiperi hesapi

    Përgjigju
  • xreport: 21/06/2019 01:24

    do me u bo politikan shpetimtar hahahha ik ore aman flet ti per vitet 90 hahahah

    Përgjigju
  • Arberi: 21/06/2019 01:13

    Dorezo parate qe ka vjedhur yt ate o cope mishi. Jeton populli ne skamje se maskarenj si yt ate donte te bridhte dhe te vidhte sa te mundete.

    Përgjigju
  • bushi: 20/06/2019 23:18

    Lere politiken Glauk se babi jot hengri koken prej saj, ate qe te afrojne sot te lan jetim dje.

    Përgjigju
  • Xxxx: 20/06/2019 22:53

    Po Kush ti vodhi votat o Lulzim Basha??

    Përgjigju
  • Bombole: 20/06/2019 22:53

    Ik ore do na tregosh ti ca duhet bere.

    Përgjigju
  • Era: 20/06/2019 22:16

    Ah jo ju nuk mundet te beni moralin ku jeni djali i dikujt qe ishte Perfitues dhe bashkepuntor i pushteve qq e kane vjelur kete populll dhe boll kane perfitu vete. Morali behet nga femije fisnikesh!!!

    Përgjigju
  • Tarasi: 20/06/2019 22:13

    ik o barbon...ty ta vrane babane edhe shkon mbas atyre per kocka,,,,ik ore njeri pa seder,,,,te pakten duhej te beje ate qe beri rudina

    Përgjigju
  • Derdimen: 20/06/2019 22:11

    Ik or mish me dy sy

    Përgjigju
  • lek i vjedh per tu shkollu ne angli: 20/06/2019 22:08

    ik er ti cun se je i vogel.mos e kruj se do te shaj nga dashnorja babit edepsez

    Përgjigju
  • Johani: 20/06/2019 22:03

    Eh more glauk djali po si ste vjen turp more bire,ta vrane baben per tia marre vendin ne parti dhe tash ti shkon pas dy vrasesve te babes tend!!! Mjer ai ke paska lane pas e mjer nane zeza çka paska rrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Belind Këlliçi në SPAK, pyetet edhe foton me Donald Trump

Belind Këlliçi në SPAK, pyetet edhe foton me Donald Trump