Djali i vogël i Erzen Breçanit në 2011 i këputi këmbën me makinë të një kalimtareje

Djali i vogël i Erzen Breçanit në 2011 i këputi këmbën me makinë të një kalimtareje

Jehon Breçani

1700585033_jeon.jpg

Në foto Jehon Breçani 2021

Prej ditës së djeshme ish nëndrejtori i policisë Erzen Breçani është arrestuar pasi akuzohet se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafik droge nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri.

Në kërkim është shpallur dhe djali i tij Eralbi Breçani. Ende nuk dihet roli i tyre dhe ngjarjet konkrete që mund të jenë përfshirë por

Ish zyrtari i policisë Breçani dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Djali i tij, Eralb Breçani është po ashtu mes personave të kërkuar. Nuk është ende i qartë roli i tyre dhe ngjaret konkrete në të cilat mund të jenë përfshirë. 

Ndërkohë më 10 qershor të 2021, djali i vogël i Erzen Breçanit, Jehon Breçani, u përfshi në një aksident fatal. Ai u arrestua më 11 qershor 2021, një ditë pasi i këputi këmbën me makinë 23-vjeçares Xhesina Gega, e cila po ecte si zakonisht në trotuar, në rrugën  "Xhanfize Keko", në Tiranë. 19-vjeçari humbi drejtimin e makinës luksoze tip "Benz", për shkak të shpejtësisë së lartë, duke përplasur të renë, e cila përfundoi në gjendje kritike në spital, duke humbur njërën këmbë. 

Pak ditë më pas Gjykata e Tiranës vendosi lirimin nga qelia të  djalit atëherë 19-vjeçar të ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë Erzen Breçani.


Lajmi kryesor:

Akuza për grup kriminal dhe trafik kokaine nga Amerika Latine në BE, arrestohet Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve Dedan Gjoni! Në kërkim Eralbi Breçani, Ervin Mata dhe 4 të tjerë


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë në protestën e të PL-së dhe Rithemelimit para bashkisë, arrestohet 31-vjeçari, në hetim një tjetër

Hodhën molotovë në protestën e të PL-së dhe Rithemelimit para bashkisë, arrestohet 31-vjeçari, në hetim një tjetër