Djali me probleme mendore vrau babanë, ja krimet e tmerrshme nga të sëmurët mendorë që tronditën opinionin publik

Djali me probleme mendore vrau babanë, ja krimet e tmerrshme nga të sëmurët mendorë që tronditën opinionin publik

Foto ilustruese

Sot 85-vjeçari Dhimitër Stase është vrarë nga djali i tij, Andrea Stase, me probleme të shëndetit mendor. Megjithatë, kjo nuk është vrasja e parë që është kryer nga persona me probleme mendor. Ja disa nga rastet më të rënda të krimeve që janë kryer nga të sëmurët mendorë.

Tetor 2007/ Në Dibër më 23 tetor 2007, 19-vjeçari, Shpëtim Ziza vret dhe përçudnon 10-vjeçarin nga Peshkopia, Bekim Cenga. Trupi pajetë i 10­-vjeçarit Cenga u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 km larg Peshkopisë, 5 ditë pas zhdukjes më 23 tetor 2007. Një ngjarje që tronditi mbarë opinion publik.

Berat, 2011/ Në vitin 2011 në Berat një 10-vjeçar u vra, pasi u godit me sende të forta nga një sëmurë mendor. Ngjarja ndodhi në fshatin Donfros të Beratit dhe autori Hysen Senka rezultonte me kartelë mjekësore.

Durrës, 2013/ 8 prill 2013, një 51-vjeçar me probleme mendore vret nënën e tij, e vetmja që kujdesej për të. Krimi i rëndë brenda familjes ndodhi në fshatin Kullë të Durrësit pas një debati për motive të dobëta. Djali e goditi nënën e tij, me drutë që përdorte për ngrohje, derisa i ka shkaktuar vdekjen.

Vlorë 2013/ Në Dukat të Vlorës, në 14 gusht 2013 një bari, vret një person dhe plagos një tjetër. Xhezar Hysa, 45 vjeç nga Mollasi i Elbasani, u deklarua nga policia si person me probleme mendore, i cili kishte marrë trajtim në spital, por ishte lënë më pas i lirë. Vrau Shedat Vangjelin 62 vjeç, si dhe plagosi Bexhet Bodaj 59 vjeç.

Laç 2014/ Një i sëmurë mendor terrorizoi Laçin, duke vrarë dy vëllezër brenda në një lokal dhe pasi del jashtë qëllon sërish në mënyrë pakontrolluar duke plagosur dy kalimtarë të rastit. Viktimë mbetën vëllezërit Andrea Cara dhe Endri Cara. Altin Piroli, rezultonte sipas policisë së qarkut të Lezhës person me probleme mendore.

Lezhë 2015/ I sëmuri mendor vret efektivin e FNSH-së Simon Gjeta. Ruzhdi Aishta ekzekutoi efektivin e FNSH-së me detyrë komandant grupi, i cili së bashku me një grup forcash speciale kishte shkuar të kryente arrestimin e tij.

Tiranë 2015/ Një 46-vjeçar me të meta mendore, vrau me kazmë babanë e tij 82 vjeç, me të cilin banonte në një shtëpi private në Kinostudio. Policia e Tiranës arrestoi autorin e vrasjes, Simon Prifti, 46 vjeç. Babai i tij, Piro Prifti kishte denoncuar herë pas here dhunën e ushtruar nga i biri, por nisur nga gjendja e tij mendore, nuk ishte marrë ndonjë masë.

Durrës 2016/ Arben Kabashi, i sëmurë mendor, dhe i cili rezultoi me kartelë mjekësore në spitalin psikiatrik të Elbasanit pasi vuante nga skizofrenia, mori peng kushërirën e tij të mitur vetëm 11-vjeç duke kërcënuar se do ta vriste me thikë. Fatmirësisht në këtë rast policia mundi të ndërhyjë në kohë, duke neutralizuar 46-vjeçarin.

Gusht 2016/ Një i sëmurë mendor në Palasë të Vlorës vrau një 12-vjeçar. Autori Jorgo Zani, që tashmë nuk jeton më, pasi u vetëvra në burgun e Fushë Krujës rezulton se ka qenë i shtruar disa herë në psikiatrinë e Vlorës. 30-vjeçari në të gjithë procesin ka pohuar në atë kohë se e vrau fëmijën, se e kishte mërzitur. Mënyra e ekzekutimit të fëmijës ishte e tmerrshme me prerje koke me sëpatë.

Shtator 2019/ Ndonëse tentoi të arratisej, Arjan Shahaj u arrestuar 3 orë pas krimit nga policia. Shpejt u kuptua se autori ishte me probleme mendore dhe se ka qenë më parë i dënuar me 12 vite për vrasje. Ai qëlloi për vdekje babanë e tij 77-vjeçar me sëpatë.

Janar 2020/ Një person me probleme mendore qëlloi për vdekje me sëpatë shtetasin Dashnor Osmani, ngjarje e ndodhur në mes të pazarit të Korçës.


Lajmi kryesor:

Krim i rëndë në familje në Divjakë, djali mbyt babanë! Arrestohet nga policia (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione