POLONI - Një djalë që ishte larguar nga shtëpia e tij në vitin 2011 pa lajmëruar askënd vendosi që të kthehej përsëri. Për disa kohë, prindërit e tij menduan se ai nuk do të kthehej mbrapsht.

Jaroslaw Carolinski u deklarua i vdekur pasi prindërit e tij ngatërruan një kufomë që ishte gjetur nga policia në kufirin me Ukrainën. Por, 38-vjeçari ndërroi mendje dhe vendosi të kthehej përsëri në familjen e tij.

Ai i gjeti prindërit duke qëndruar mbi varrin e tij dhe po vendosnin lule. Në takimin e parë me prindërit i tha: "Përshëndetje nënë dhe baba. U riktheva".

Prindërit mbetën të shokuar nga ky ballafaqim me të birin, kurse nëna e tij humbi ndjenjat. "Natyrisht që prindërit e mi ishin të shokuar, por  edhe të lumtur që më shikonin", tha 38-vjeçari.


(v.gj/shqiptarja.com)