Pensioni i invaliditetit është e vetmja e ardhur për familjen Zdrava në Kuçovë. Shpresa prej 3 vitesh ka mbetur e paralizuar për shkak të një sëmundje vertebrale, ndërsa bashkëshorti kurohet për depresion.

Si mos më keq jam, pa njeri nuk rri dot, në krahun që fle në atë krah ngrihem në mëngjes. Ilaçet nuk i marr me rimbursim, i blej 70-80 mijë lek në muaj. Marr vetëm CAMP-in, me atë hamë e pimë, detyrohemi të kursejmë.

Nënë e dy fëmijëve, Shpresa Zdrava tregon se djalin e madh, 19-vjeç është detyruar ta heqë nga shkolla për ti shërbyer asaj.

"Djalin këtu e mbaj....", tha ajo.

59-vjeçarja na tregon për avancimin e sëmundjes dhe diagnostikimin jashtë vendit.

"Më ka mbaruar palca e kurrizit është bërë ujë, nuk bëj dot ndërhyrje, ndërsa ilaçet më bëjnë alergji", tha ajo.

Ilaçet kushtojnë 7 mijë lek në muaj, ndërsa pensioni i invaliditetit është i pamjaftueshëm, ndaj detyrohet të kursejë tek ushqimet.  Apeli i këtij çifti me probleme sociale e shëndetësore në  Zdravë të Kuçovës është për institucionet shtetërore por dhe për donatorët privatë.

"Sa ta shohë të arsyeshme Bashkia dhe kushdo person që mundet të na ndihmojë se jemi në pozicion të vështirë"!, u shpreh gruaja.