Rasti i tij është diagnostifikuar me Odontoma, e cila është një sëmundje që krijon fryrje në gojë të mbushur me infeksion.
Odontoma është një lloj i rrallë i tumorit që ndikon në nofulla ose mishrat dhe shkakton një përqëndrim të strukturave të dhëmbëve.
Si pasojë e kësaj sëmundjeje doktorët kanë hequr nga goja e djalit 80 dhëmbë. Historia më e habitshme dentare ka ndodhur gjatë këtij viti në muajin korrik në Indi dhe operacioni është zhvilluar në spitalin Maharaja Yeshwantrao (MY).
Doktori që ka kryer operacionin e djalit, Dr. Maheshwari ka thënë për “The Times of India” që kjo është diçka shumë e rrallë për moshën e djalit.
Operacioni ka zgjatur 4 orë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)