Të krahasosh revolucionin e 90 me ktë që po ndodh sot është sikur te krahasosh Leonardo Da Vincin me Aleksander Geramisov( piktorin e Stalinit), apo Moxartin me tallavanë.
Në '90 revolucionin e bënë masat dhe në krye prinin elitat. Elitat, petagogët, mësuesit ishin aty, në shesh, bashkë me studentët, nuk bënin një deklaratë skuthash dhe të iknin me vrap per ti lënë vendin molotovit.
Në '90 nuk kishte maska edhe pse regjimi armën më të egër kishte sigurimin e shtetit, kishte njerëz me fytyrë dhe duar të pastra. Ne 90 nuk u thye asnjë xham u rrëzua vetëm monumenti i Enver Hoxhes.
Në '90 populli i thjeshtë, i varfër, nuk delironte nën avujt e flakës së shkaterimit me kapuç në kokë, edhe kur shprehej fliste thjeshtë e në sy i ndjehej dhimbja.
Në '90 përfaqësuesit e politikës së re ishin disa nga njerzit më të shquar të vendit, tani janë një grup çakejsh që duan të rrembejne protagonizem duke nxitur turmat në shkatërrim e më pas të dalin si heroj dhe të rrembejnë ndonjë llokmëm.
Në '90 akti më ekstrem ishte greva e urisë ndersa sot janë molotovët, gurët, levat e çekiçët.
Në '90 pedagogët nuk i nxisnin studentët të braktisnin mësimin sepse nuk kishte më kuptim mesimi!
Në '90 nuk kërkonte njeri gjak, vdekje, edhe pse perballë ishin segmentet e fundit te diktaturës, por populli kërkonte vetëm liri. Kurse parullat e sotme janë thirrje për vdekje ose sharrje qesharake me libër shpie. Tragjedia dhe komedia vetëm nga një fill i hollë ndahen!
Në '90 përfaqësia e studentëve dhe intelektualëve takoi Ramiz Alinë, ndërsa sot tavolina për fatet e vendit rrefuzohet në menyre ekstreme.
Në '90 studentët iluminoheshin nga libri kurse sot protagonistet iluminohen nga tik- toku dhe porno- televizioni.
Ky është ndryshimi i madh i dy epokave, i dy kulturave, që ndryshojnë si nata me ditën me njëra tjetrën.
Ashtu si ndryshon Moxarti nga tallavaja! Ashtu si ndryshon ëngjelli nga djalli!
E djalli u kthye!.../Marrë nga Facebook












Komente
Komento