Djaloshi 4-vjeçar telefonon policinë
për t’i zgjidhur detyrat e matematikës

Fëmijët janë “makinat” më të mëdha të memories pasi ato mësojnë shpejt dhe imitojnë çdo gjë që shohin ose dëgjojnë.

Duke zbatuar këshillën e nënës së tij që nëse nuk arrin t’i bëjë vetë detyrat të kërkojë ndihmë, një djalosh 4-vjeçar i ka kërkuar ndihmë policisë.

Djaloshi nuk ka mundur të zgjidhë detyrat e matematikës dhe për këtë i ka kërkuar ndihmë policit.

bebi

Polici nga ana e tij e pyet ku e ka shtëpinë që ta nduhmojë nga afër, por vogëlushi insiston që detyrën t’ia zgjidhë nga telefoni.

Detyrat e tij janë me zbritjen në matematikë dhe ai e pyet sa bëjnë 16-8 e më pas sa bëjnë 5-5.

Në këtë pikë ndërhyn mamaja që i thotë se nuk duhet të telefonosh policinë për detyrat e shtëpisë.

Kjo video po bën xhiron e botës me interesin që kanë treguar njerëzit për ta dëgjuar.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet