Parlamenti do të organizojë aktivitetin “Dyert e Hapura” pranë sallës së seancave plenare, duke i dhënë kështu mundësi kujtdo që të vizitojë nga afër ambientet ku populli ushtron sovranitetin përmes përfaqësueseve të tij.
Një ndër vizitorët që tërhoqi vëmendjen e Report TV, ishte një djalosh i vogël që i ishte ulur në vendin që mban zakonisht në Kuvend kryeministri Edi Rama.
I pyetur se përse kishte zënë vendin e Ramës, djaloshi tha “Sepse është i gjatë”.
Por kur u pyet nëse do vepronte si ai, i mituri tha “Jo, sepse ai nuk bën gjëra të mira”, por se ishte ulur në kolltukun e kryeministrit në mënyrë që edhe ai në të ardhmen të bëhej kryeministër.
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO











