Djaloshi me zemrën e artë, Bukayo Saka strehon 255 persona të prekur nga tërmeti

Djaloshi me zemrën e artë, Bukayo Saka strehon 255 persona të prekur nga tërmeti

Bukayo Saka

Më shumë se 3000 njerëz humbën jetën në tërmetet e shtatorit në Marok. Shumë persona u plagosën dhe shumë të tjerë mbetën të pastrehë nga fatkeqësia natyrore.

Për rreth 255 prej këtyre personave u kujdes ylli i anglez i futbollit, Bukayo Saka. Sulmuesi i Arsenalit ngriti kontejnerë të rinj, të kthyer në shtëpi, në pjesët më të prekura të vendit.

Në mesin e 255 personave të përmendur janë edhe 89 fëmijë. Në bashkëpunim me shoqatën e bamirësisë "BigShoe", Bukayo Saka ngriti 50 kontejnerë për familjet në nevojë. Kontejnerët e konvertuar përmbajnë një dhomë ndenjeje, kuzhinë, banjë me tualet, dush dhe natyrisht akses në energji elektrike.

Kontejnerët janë gjithashtu të përforcuar për të përballuar më mirë dukuritë natyrore si tërmetet. Një veprim prej kampioni jo vetëm në fushë nga 22-vjeçari i Arsenalit.

"U ndjeva tmerrësisht keq kur dëgjova për pasojat e tërmetit në Marok. E dija se doja të ndihmoja, kështu që shpejt gjetëm një mënyrë për të ndihmuar që të paktën një pjesë e njerëzve të kishin një çati mbi kokë dhe banesa. Shpresoj që të gjithë fëmijët të kenë një jetë sa më të qetë dhe normale dhe të kujdeset për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë", tha anësori për projektin.

Në nëntor 2020, Saka bashkëpunoi me organizatën e sipërpërmendur, kur ndihmoi në ofrimin e ndërhyrjeve mjekësore për rreth 120 fëmijë të rinj nigerianë që vuanin nga sëmundje të ndryshme, si hernie inguinale të kërthizës dhe tumore të trurit. Bukayo Saka ka lindur në Londër dhe luan për Anglinë në nivel kombëtar, por prindërit e tij janë me origjinë nga Nigeria.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani