Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi prezantuan kandidatët e tyre dhe programin me të cilin koalicioni i tyre ‘Djathtas për Zhvillim’ hyn në betejën elektorale të pranverës.
Duke shpallur objektivin ambicioz për një rezultat që do t’i japë një grup parlamentar në Kuvendin e ri, Alibeaj dhe Shehi premtuan vijimin e betejës për listat e hapura por edhe zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008 Rama-Berisha, dy momente politike që në këndvështrimin e tyre janë dëshmi e pazareve mes socialistëve e demokratëve.
“Me këto zotërinjtë e tjerë na ndajnë shumë gjëra, listat, pala tjetër (Berisha) e bëri që të eliminojë rivalët politikë. Një gabim që do t’i mbetet atyre turpi, por ne luftën e kemi me qeverinë para”, tha Shehi.
![]()
Mbështetja ndaj drejtësisë, u përsërit edhe në këtë takim.
“Ne ofrojmë mbështetje ndaj SPAK që theu tabu po lufton korrupsionin e nivelit të lartë”, tha Alibeaj.
Megjithatë, Dashamir Shehi, drejtues i koalicionit, pranon se në zgjedhje po futen me një dështim të parë.
“Kemi bërë tentativat për t’i puq grupet, dështuam. Do ishte shumë bukur për opozitën sikur të ishim gjithë bashkë, në një farë mënyre është edhe dështimi jonë”, tha Shehi.
“Djathtas për Zhvillim” e Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi futet në zgjedhje si një nga 3 koalicionet opozitare. Ata bënë deri në fund negociata me Lulzim Bashën dhe përfaqësuesit e koalicionit tjetër “Nisma Shqipëria Behet” për të dalë bashkë në zgjedhje, jo vetëm kundër Ramës por edhe Sali Berishës, por dështuan.
SI.E./Shqiptarja.comKomente

