Falangat e tij rrihnin çdo student që hidhte sloganin “Rama Burg, Berisha në burg”.
Dje çdo idiot e kuptoi që pengesa kryesore serioze e studentve është Partia Demokratike.
Me një vendosmëri të paprecedentë, Sali Berisha ka vendosur ose ta rrëmbejë, ose ta shkatërrojë protestën.
Ashtu siç bëri më 11 dhjetor 1990, kur ua rrëmbeu 40.000 studentëve, ashtu siç bëri në 2018 para Ministrisë së Arsimit, kur e prishi me të rinjtë e FRPD-së, ashtu po vepron edhe tani
Berishën nuk e ndal asgjë dhe s’ka për t’u tërhequr derisa ta banalizojë protestën.
Studentët, të cilët fatkeqësisht janë shumë pak në numër dhe ndodhen mes dy zjarresh:
Nga njëra anë kanë gazlotsjellësin e policisë, dhe nga ana tjetër gangsterët e Partisë Demokratike, të cilët kanë marrë urdhrin për ta rrëmbyer protestën dhe për të rrahur çdo kënd që përmend emrin e Saliut.
Dje zyrtarisht u provua që studentët janë drejt një procesi të vështirë që i çon drejt dështimit, krejt ndryshe nga Beogradi, ku opozita i la hapësirë studentëve të organizoheshin.
Studentët e Shqipërisë, ndryshe nga ata të Serbisë, po përballen me disa vështirësi:
* Nuk kanë mbështetje të madhe popullore, sepse njerëzit i mbështesin në Facebook, por nuk dalin në shesh. Kafenetë janë plot dhe bulevardi bosh.
* Ata kanë zgjedhur dhunën si mjet politik dhe kjo ka larguar pjesën më të madhe të qytetarëve të Tiranës nga protestat.
* Ata s’kanë as përfaqësues dhe as lider në protestë. Duke mos i përfaqësuar askush, nuk kuptohet se kush është student dhe kush jo.
* Shumica e tyre nuk janë studentë të pavarur, por aktivistë politikë të partive të reja të Arlind Qorrit, Adriatik Lapajt, Agron Shehajt.
* Ata janë të paqartë me kë të bashkëpunojnë dhe me kë jo.
* Ata nuk kuptojnë as kush janë partnerët dhe as kush është armiku.
* Ata janë kundër të gjithëve, por edhe kundër njëri-tjetrit.
Atëherë, si mund të fitosh luftën me Edi Ramën kur nuk di se kush e mban në pushtet këtë qeveri dhe me kë do të luftosh si aleat për ta mundur?
Dje dhuna kundër studentëve provoi se demokracia në Shqipëri është peng i atij që SHBA dhe Britania e Madhe e kanë shpallur Non-Grata dhe ende nuk e pranojnë as të futet në asnjë ambasadë dhe ka emrin Sali Berisha.
Studentët duhet të kuptojnë që pas 6 muajsh janë zgjedhjet dhe në fletën e votimit ata kanë ende vetëm dy logo: PD dhe PS.
Studentët duhet të ndërgjegjësohen që rruga për të rrëzuar Edi Ramën kalon nga opozita e shitur.
Ata duhet ta kenë të qartë që ndryshimet kushtetuese, ligjet, qeveritë teknike apo politike në bazë të ligjit themeltar votohen në kuvend dhe aty 130 deputetë janë të Ramës dhe Berishës.
Nëse nuk largojnë Sali Berishën nga politika, nuk do ta rrëzojnë kurrë Edi Ramën, sepse ai edhe po dha dorëheqjen, i fiton sërish përballë Sali Berishës dhe disa partive që luftojnë kundër njëra-tjetrës apo studentëve me maska që s’kanë këllqe të nxjerrin një listë.
Në këto kushte, studentët kanë tre alternativa:
1. Të krijojnë partinë e tyre dhe të garojnë kundër të gjithëve, partive të reja apo të vjetra.
2. Të bashkohen me partitë e reja dhe të mbështesin Arlind Qorrin për të fituar si kryetar të Bashkisë Tiranë, si beteja e parë kundër dyshes Rama-Berisha.
3. Të rrethojnë të shtunën Partinë Demokratike deri në thyerjen e patericës së fundit që i ka mbetur Edi Ramës.
Largoni Berishën që të shpëtoni demokracinë, Shqipërinë dhe më pas ndryshoni qeverinë.
-
Eh more Kreshnik.. I ke thënë të gjitha dhe absolutisht sa të jetë Berisha gjallë në kuptimin e vërtetë të fjalës ky vend nuk do ketë frymëmarrje normale. Këtu do jemi dhe do shikojmë çfarë ndryshimi do ketë shoqëria shqiptare ditën e parë pas vdekjes së Sali Berishës. Berisha është si ai litari në fyt që e mban të shtrënguar aq sa për ta mbajtur gjallë trupin por jo të mbushen mushkëritë plotësisht dhe trupi të zhvillohet. Në momentin që ky litari do këputet, dmth Saliu vdes, direkt trupi(Shqipëria, shoqëria, por edhe shqiptaria), do marrë frymë lirisht deri në fund e do plasë zhvillimi në çdo anë. Saliu është strumbullari i çdo gjëje. Një vend e humb shpresën kur s’ka më alternativë. Sepse shpresën e mban alternativa. Vetëm në një gjë s’jam dakord me ty sepse padashur ti bie në kurthin e Berishës. Kur thua që të rrethojnë PD. Saliu këtë do, dhe ka të drejtën legjitime të mbrojë partinë e ligjshme dhe dashur padashur krijohet një konflikt social dhe pikërisht ky është dhe qëllimi i Berishës. Siç ujku do mjergull, ashtu dhe Saliu do konflikt social, ose trazira shoqërore që ai ta shtyjë deri në fund pa u lagur. Dhe në lidhje me studentët. Fakti që studentët kanë kërkesa antikushtetuese do të thotë që ata nuk kanë pjekurinë e duhur që mund të drejtojnë një shtet nesër. Kjo është dhe arsyeja kryesore që kjo protestë nuk ndez as në popull. Nëse kërkohet dorëheqja e kryeministrit nga një grup qofshin këta edhe 4-5 mijë vetë, kjo hap një precedent tepër të rrezikshëm dhe anarki legjitime të vazhdueshme. Sepse të njejtën gjë mund të bëjë dhe Rama ose dikush tjetër që është në gjendje të mbledhë 4-5 mijë mbase edhe më shumë e të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit në detyrë dhe nëse Rama jep dorëheqjen krijohet ky precedent për të ardhmen dhe Shqipëria hyn në një rend anarkik ku nuk do ketë kurrë stabilitet përveç se të futet në diktaturë. Dhe meqë ra fjala tek diktatura. Këta “stude ntë” edhe kur ishin paqësorë në fillimet e protestës me marshime, dilnin dhe donin të ngrenin njerëzit me zor nga kafenetë që të bashkoheshin me protestën. Tani kanë kaluar në fazën e etiketimeve dhe linçimeve dhe kush nuk bashkohet e linçojnë si patronazhist, Ramist, antishqiptar etj.. Nuk të duken të ngjashme me linçimet që bënin komunistët në fillimet e tyre? Biles komunistët atëherë ishin shumë më shumë delikat se këta studentë sot. Komunistët e filluan diktaturën kur morën pushtetin, këta studentët e sotëm po e fillojnë diktaturën pa e marrë akoma pushtetin.
Përgjigju -
Njeri i pështirë... gjoja filozof...medet
Përgjigju











Komente
Komento