Dje e ofendoi Berisha, deputeti nga komuniteti rom: Jam kërcënuar me jetë, thirrje SHBA-së, ju lutem më mbroni (VIDEO)

Ervis Meço, deputeti nga komuniteti rom i cili u betua në Kuvend javën e kaluar pasi mori mandatin nga Komisioni Qendror Zgjedhor, nga listat e PD në seancën e sotme denoncoi nga foltorja se është kërcënuar me jetë së bashku me familjen. Ai i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit, ambasadës së SHBA-së dhe të tjerave që ndodhen në Tiranë, që ti mbrojnë jetën pas kërcënimeve që ka pasur në adresë të tij. 

"Zoti Ruçi iu vendos në dijeni dhe i bëj thirrje ambasadës amerikane dhe të gjitha të tjerave se pas pranimit të deputetit që lobon për komunitetin egjiptian dhe rom, jeta ime është në rrezik. Përveç një vërshimi me doza raciale, jeta ime dhe familjes është kërcënuar me jetë. Patologjia raciale dhe zemërimi po më diskriminon dhe shantazhon deri në marrjen e jetës. Ju lutem merrni nënkontroll ruajtjen e mos cenimit të integritetit tim.

Të dashur qytetar reflektoni, Ervis Meço nuk ka hyrë në këtë parlament për të fyer Lulzim Bashën dhe për të kënaqur Edi Ramën, nuk jam kriminel dhe oligark, por babai i një vaze që lobon për të drejtat e shtresave në nevojë. Ju lutem më mbroni jetën. Së fundmi kam dy cështje të deleguara nga Delvina për kryeministrin Rama, dua të sjell dy shqetësime, qyteti nuk ka një plan për rikthimin e ujit të pijshëm. Kur do të rikthehet uji i pijshëm dhe shqetësimi i dytë është se Devilna po përballet me izolimin, gjykatat janë hequr, spitalet nuk kanë mjekë dhe së fundmi është në vijim një plan për zhvendosjen e zyrave arsimore për në Finiq" deklaroi ai.

Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi reagoi duke thënë se "Lidhur me atë që dëgjova dhe rrezikimin e jetës suaj. Ju lutem depozitoje kërkesën që ke dhe duhet ta procedosh rastin që ke". Dje ish-kryeministri Sali Berisha fyeu deputetin nga komuniteti rom Ervis Meço. Teksa postoi një "denoncim', përveç ofendimit për përkatësinë tij, Berisha ngriti dhe akuza ndaj deputetit të ri duke thënë se i është dhënë si shpërblim një apartament në Tiranë për të pranuar mandatin.

"Edvini akuzohet se bleu me 50 mije euro dhe nje hyrje deputetin e Delvines! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb Pershendetje Doktor deputeti injorant qe sdi tabelen e shumezimit dhe qe ne shkoll te mesme ngelej ne vjesht CDO vit Elvis Meco ka mar si shperblim nga Rama Ik ,nje hyrje ne Tiran dhe nje shum prej 50 mij £uro le ti hetohet pasuria kur I ati punon hidraulik dhe mamaja infermiere si mund te ket hyrje deputeti i Romeve ne Tiran Ku para disa vitesh ki injorant pagoji 11000lek telefoni fikse te albtelekom se fliste me 0900 e di gjith Delvina per kete teneqexhi mire", shkruante Sali Berisha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 30/05/2019 23:05

    Berisha i shtyp romet

    Përgjigju
  • Seiti: 30/05/2019 22:01

    They're kellef nga rama

    Përgjigju
  • Tahir Tarfyci: 30/05/2019 21:49

    Me vjen keq shoku po ate qe ke shkel ne kallo ja kam friken.Ka dhene mjaft prova qe po i dole kundra ai larg qoft edhe te zhduk.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Molja: 30/05/2019 21:03

    Po ca do jevgu ne parlament ?

    Përgjigju
  • life: 30/05/2019 19:53

    ky njeri qe vjen nga ky komunitet njeher kerkoj azil ne gjermani mbasi nuk fitoj,tani kerkon azil ne shba,mjer kush i ze belaja nga ky komunitet

    Përgjigju
  • Hahahah: 30/05/2019 19:09

    Nuk e njoh përgatitjen e këtij deputeti....por nëse ka një diskriminim në Shqipëri ndaj minoriteteve, ai është komuniteti rom dhe jo grek. Duhet një ndërgjegje vërtetë e pastër për ta pranuar këtë. Për të mos qenë racist siç jemi ne duhet luftuar shumë më veten dhe nuk është e lehtë....edhe unë vetë nuk e kam të lehtë ta zhduk paragjykimin...edhe se arsyeja më thotë se unë dhe ky person nuk kemi asnjë ndryshim.....mgjth prezenca këtij zotërise ne parlament më duket gjë pozitive... ishte thjesht një reflektim që desha ndaja më ju.

    Përgjigju
  • Astiri: 30/05/2019 19:06

    Merni shembull o legena, nuk u tremb ky cun, ju qe u dorehoqet u q* ne b* Sala, se as sa Ky nuk vleni

    Përgjigju
  • deda: 30/05/2019 19:05

    por mirë mor idiotë idioti më i madh është lul basha,që e dinte që ishte idjot dhe e vuri në listë dhe idjoti tjetër është "fshatari"diçital që e ka ditur dhe

    Përgjigju
  • Populli: 30/05/2019 18:54

    Mbrapa ketyre kercenimeve qendron Berisha ndaj duhet te izolohet kjo vemje qe te behet I pademshem per shqiptaret m

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit