Ish-kryeministri Sali Berisha ka fyer deputetin nga komuniteti rom Ervis Meço, i cili u betua në Kuvend pasi mori mandatin nga Komisioni Qendror Zgjedhor, nga listat e PD.

Teksa ka postuar një "denoncim', përveç ofendimit për përkatësinë tij, Berisha ngre dhe akuza ndaj deputetit të ri duke thënë se i është dhënë si shpërblim një apartament në Tiranë për të pranuar mandatin, duke theksuar se i duhet hetuar pasuria.

"Edvini akuzohet se bleu me 50 mije euro dhe nje hyrje deputetin e Delvines!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Doktor deputeti injorant qe sdi tabelen e shumezimit dhe qe ne shkoll te mesme ngelej ne vjesht CDO vit Elvis Meco ka mar si shperblim nga Rama Ik ,nje hyrje ne Tiran dhe nje shum prej 50 mij £uro le ti hetohet pasuria kur I ati punon hidraulik dhe mamaja infermiere si mund te ket hyrje deputeti i Romeve ne Tiran Ku para disa vitesh ki injorant pagoji 11000lek telefoni fikse te albtelekom se fliste me 0900 e di gjith Delvina per kete teneqexhi mire", shkruan Berisha.

Ndryshe nga Berisha, kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari e ka vlerësuar futjen në Kuvend të Meços, si i pari deputet nga komuniteti rom.

'Rastësi e bukur! Ervis Meço ishte një nga zëvendësuesit e atyre deputetëve që dogjën mandatin e tyre. Deputeti i parë nga komuniteti rom i emëruar ndonjëherë Parlamentin e Shqipërisë. I uroj Ervis Meço shumë suksese dhe shpresoj se ai do të jetë i pari nga shumë të tjerë që do të vijnë', shkruante Hajdari pak ditë më parë në foton e postuar krah Meços.