ITALI - Nga e dita e djeshme më datë 28 shkurt, Ratzinger nuk është më Papa i 1.2 miliardëve katolikëve në mbarë botën.

“Faleminderit, të dashur miq. Jam i lumtur që ndodhem mes jush, rrethuar nga bukuria e Gjithësisë, Krijim i Zotit, e nga simpatia juaj, që më bën shumë mirë.”

Këto qenë fjalët e fundit, që Benedikti XVI u tha besimtarëve, që kishin mbushur plot e përplot oborrin e Pallatit Apostolik të Kastel Gandolfos pranë Romës dhe ky moment ishte edhe çasti i fundit, në të cilën pamë në cilësinë e Papës së Romës në detyrë.

Drejtimi i selisë papnore do të merret përkohësisht nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Tarcisio Bertone deri sa të zgjidhet pasardhësi i ri i Kishës Katolike.

Më 4 mars parashikohet, që brenda Pashkëve të mblidhet Konklava të cilat këtë vit bien më 31 mars, për të zgjedhur pasuesin e Benediktit të 16. Sipas rregullave të reja të aprovuara nga vetë Jozef Ratzinger për zgjedhjen e Papës, kandidati fitues duhet të ketë një shumicë prej dy të tretave të votave.

Njoftimi i Bendiktit ka nxitur një debat të gjerë lidhur me trashëgiminë e tij dhe spekulimet kanë filluar menjëherë ku shumë parashikojnë se kësaj radhe do të zgjidhet një Papë jo evropian.

Sipas disa zërave mund të jetë dhe Peter Turkson, 64 vjeç, kardinal dhe kryepeshkop i shtetit afrikan Ganë. Papa Benedikti XVI e ka nominuar President të Keshillit Papnor të Drejtësise dhe Paqes në 24 tetor 2009.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)