Gratë dalin nga greva! Takim Rama me naftëtarët! Kreu i Sindikatës, Dautaj: Pagat nuk u morën përsipër nga asnjëra palë! Kryeministri: Do japim një ndihmë financiare (VIDEO)

'Rrofshin heroinat...' Me këto brohoritje dhe duartrokitje gratë naftëtare i dhanë fund grevës së urisë dhe dolën nga ambientet për tiu bashkuar familjeve në shtëpi.

Ky vendim i grave naftëtare ka ardhur pas reagimit një ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama i cili u shpreh i gatshëm për të negociuar me grevistet, për të plotësuar kërkesat e tyre.

Në takimin e sotëm mes kryeministrit dhe 8 përfaqësuesve të naftëtarëve janë parashtruar ofertat e qeverisë për punonjësit e rafinerisë. Pas takimit Rama deklaroi se do të ndihmojë financiarisht naftëtarët, por nuk do të paguajë shifrën e njëjtë me pagën e tyre.

Ai nuk dha asnjë detaj se për sa kohë do të jetë në dispozicion kjo pagesë pasi këto do t'i bëj të ditura vetëm nëse naftëtarët do të pranojnë ofertat e kryeministrit.

Ndërkohë kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh se pagesat nuk u morën përsipër nga asnjëra palë, por ata u prezantuan vetëm me një ofertë nga ana e qeverisë. Ai tha se do të bisedojë me naftëtarët e tjerë për të vendosur duke thënë se do të jetë totalisht në dorën e tyre.

Kësisoj 44 ditë grevë urie të burrave dhe grave naftëtare përmbyllen me shpresën për zgjidhje përfundimtare, të marrjes të pagave të prapambetura për 19 muaj që i kanë fituar me gjyq dhe rifillimin e punës në Uzinën e Rafinerisë së naftës në Ballsh.

Teksa grevistët dolën nga ambientet e grevës, gratë e kanë quajtur reagimin e Ramës një dritë jeshile, ndërsa theksojnë se shpresojnë që të mos dalin të zhgënjyera. Nga ana tjetër kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj e ka përshëndetur vendimin e grave por i prerë ka thënë se naftëtarët nuk kanë nevojë për premtime boshe, por për plotësimin e dy kërkesave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:22
Rama: Ndihmë financiare për naftëtarët! Janë punonjës të rëndësishëm, nuk duam t'i humbasim

Kryeministri Rama pas takimit me përfaqësinë e naftëtarëve në Fier, u shpreh se qeveria nuk mund të marrë përsipër pagesat e tyre, por do tu ofrojë një ndihmë financiare, një ofertë që do të duhet të pranohet nga punonjësit.

Ai tha se punonjësit e rafinerisë së Ballshit janë të rëndësishëm për shkak të formimit të tyre profesional.

"Çështja e këtyre njerëzve ssot është një çështje që na takon neve për ta adresuar. Rruga e thjeshtë ligjore ishte që të drejtoheshin për të marrë asistencën. Në këtë rast bëhet fjalë për një grup njerëzsish që kanë eksperiencë dhe një formim profesional që nuk kemi luksin ta zhbëjmë. Ne kemi arritur që qeveria të marrë përsipër një ndihmë financiare. Nuk mund të jetë paga e punës së tyre por natyrisht do flasim për pagën e asistencës. Nuk është çështja jonë e pagave të prapambetura. Është çështje e kompanisë dhe për vendimi gjyqësor që ato flasin është për kompaninë dhe jo për qeverinë. Jemi duke bërë përpjekje çdo ditë. Janë shumë familje që po vuajnë nga kjo situatë. kompanitë kanë në dorë. Është e drejta e tyre për grevë. është një ofertë e arsyeshme pasi marrim përsipër të paguajmë duke pasur parasysh që nuk janë një grup i zakonshëm punëtorësh dhe ne nuk duam t'i humbasim. Do të vendosim në dispozicion një shumë të konsiderueshëm. Do të jetë diçka e ndërmjetme mes asistencës dhe pagës së tyre" - tha Rama.

Ora 20:12
Kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj: Pagat nuk u morën përsipër nga asnjëra palë

Pas takimit me kryeministrin Rama, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj deklaroi se pagat nuk u morën përsipër nga asnjëra palë por u prezantuan me një ofertë të re. Ai tha se Rama i ka ofruar një ndihmë financiare, një ofertë e cila do të bisedohet dhe me naftëtarët e tjerë e më pas të vendoset nëse do ta pranojnë.

"Nuk kemi dalë të kënaqur, është një vendim që do ta marrin të gjithë kolegët.Kryeministri ofroi sjelljen e një kompanie serioze për rafinerinë dhe një pagë. Gjithçka do të diskutohet me kolegët nëse bihet dakord apo jo. Vendimin e marrin 900 naftëtarë. Ne keni një pikë të panegociueshme, kërkojmë pagat tona. Shteti nuk merr përsëipër thotë, por rivendosjen në punë të rafinerisë dhe një pagë.Pagat nuk u morën përsipër. Takim të dytë do të ketë kur të merret vendimi" - tha Dautaj.

Ora 19:58
Përfundon takimi mes kryeministrit Rama dhe përfaqësuesve të naftëtarëve të Ballshit

Pas 2 orësh mbledhje në Bashkinë e Fierit, ka përfunduar takimi mes naftëtarëve dhe kryeministrit Rama mbrëmjen e sotme.

Nuk dihet ende nëse ky takim ka prodhuar marrëveshje mes dy palëve mbi kërkesat e naftëtarëve për pagat e prapambetura apo dhe rifillimin e punës në rafinerinë e Ballshit.

Ora 18:22
Takimi me naftëtarët, mbërrin Rama në Bashkinë e Fierit

Kryeministri Rama ka mbërritur në ambientet e Bashkisë së Fierit në takimin e paralajmëruar me përfaqësinë e naftëtarëve të Ballshit.

Ora 18:05
Takimi mes naftëtarëve dhe qeverisë në Bashkinë e Fierit! Vjen dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi

Pritet që të fillojë takimi mes përfaqësuesve të naftëtarëve të Ballshit dhe qeverisë.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë së Fierit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në takim kanë shkuar 8 përfaqësues nga naftëtarët, ndër to dhe kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj.

Gjithashtu ka mbërritur dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Ora 11:48
Kreu i sindikatës së naftëtarëve: Nuk duam premtime boshe, 2 kërkesat tona të panegociushme (VIDEO)

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj e ka përshëndetur vendimin e naftëtareve për të dalë nga greva por i prerë ka thënë se naftëtarët nuk kanë nevojë për premtime boshe, duke theksuar se kërkojmë plotësimin e dy kërkesave.

"E para përshenet kolegët mbas kaq ditë  vuajtje peripecish për të arritur një zgjidhje të këtyre kërkesave që ne kemi 1 vit që i kemi parashtruar gjithë autoritet janë në dieni të atyre kërkesave minimale që ne kemi parashtruar dhe greva si opsion këtë ka pas për qellim që palët të ulen në takim dhe të japin zgjidhje deri në moment që flaism është arritur kompomisi për takim shpresoj qe të arrihet dhe kompromisi për zgjidhjen financiare.

 Theksoj dhe njëhere naftëtarët nuk kanë nevoje për premtime boshe jemi ketu në sheshin e rafinerisë dhe dy kërkesat tona qe kanë qënë të pa negociushme kanë qënë marrja e këtyre lekëve që shprehen qartë me vendim gjyqi sepse janë falur dhe toleruar nga palët që kanë bërë kontratat prej 4 vitesh këto do të ishin lekë në buxhetin e cilësdo familjes së naftetarëve pasi duhet dhe ja adresoj dhe këtë zotit Kryeministër asnjeri nga naftëtarër nuk është toleruar që tek derdhja e taksave tekdritat, tek ujit te të gjitha detyrimet këta naftëtarë kanë familje për të ushqyer kanë fëmijë për të cuar në shkollë kshu që gjithë këto detyrime borxhe që këta kanë marre janë për tu shlyer ndaj themi urojmë që takimi të përmbyllet me sukses ne marrjen e te ardhurave financiare që keta kolege kanë  parashtruar në kërkesat e tyre", tha Dautaj.

 

Ora 11:35
Sot dolën nga greva, naftëtaret: Reagimi i Ramës dritë jeshile, shpresojmë të mos na zhgënjejë (VIDEO)

Gratë naftëtare sot rreth orës 10 të mëngjesit kanë lënë ambientet e grevës, pas 25 ditësh të ngujuara.

Pasi kanë dalë nga greva dhe janë në pritje të takimit me kryeministrin Edi Rama, takim që do ta zhvillohet ditën e sotme, ato shprehen se e morën këtë vendim prej shëndetit të tyre dhe se shpresojnë të mos dalin të zhgënjyera. Duke e quajtur reagimin e Ramës një dritë jeshile, ato shpresojnë që të dalin me një fitore.

"E morëm këtë vendim për arsye të shëndetetit. E dyta reagimi i kryeministrit, kemi qenë për dialog, dje reagoi prapë, u ndez një dritë jeshile, shpresoj të mos na zhgënjejë prapë se po kërkojmë bukën e gojës, unë kam 13 paga të fituara me gjyq, dashtë zoti të reagojë ashtu siç duhet. S'ka asnjë prapaskenë, hyra që ditën e parë dhe dola e fundit, shpresojmë që të dalim me një fitore, sytë dhe mendjen e kemi aty, pas gjithë kësaj sakrifice kemi përjetuar një tmerr dhe një ferr", tha një prej tyre.

Edhe një tjetër naftëtare ka thënë se shpresa e tyre e vetme është kryeministri Edi Rama.

"Po është e vërtetë 43 ditë greve dhe 26 ditë sot të ngujuara më në fund u ndez një dritë jeshile. Reagoi Kryeminstri do zoti dashtë i madhi zot mos të dalim të zhgënjyera shpresojmë shumë. Shpresa e vetme është Kryeminstri po dolëm të zhgënjyera na ke pas dhe do mendojmë gjëra të tjëra. Nuk e di akoma nuk e kemi menduar akoma por shpresojmë të mos zhgënjehemi sic e besuam duhet të jetë dhe  i besueshëm te mos na zhgënjejë", shtoi ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 10/11/2020 01:36

    Para zgjedhjeve.Provoni te hyni ne greve pas zgjedhjeve se aty do vdisni.

    Përgjigju
  • redi: 09/11/2020 22:03

    Kryeministri beri detyren karshi qytetareve te tij ne hall dhe brenda ligjit.Naftetaret kane fituar gjygjin me kompanine ku punuan.Gjykata duhet te bllokoje llogari garite bankare jo vetem per rrogat e naftetareve por dhe detyrimet tatimore kundrejt shtetit.Rama nuk ka asnje pergjegjesi per privatizimet ,por duhet te detyroje me ligj pagesen per detyrimet shteterore ose konfiskimin e uzines.Bankat per kredite moren pjesen e tyre ,po shteti ?

    Përgjigju
  • Ballshi: 09/11/2020 14:17

    Policia duhet ti arrestonte keto gra hajdute pa punuar asnj dit kerkojn leke turp te ken rrugacet..

    Përgjigju
    • Rrugace eshte mami jot orgji rilindje: 09/11/2020 22:53

      Bravo koment i sakte

    • Meni: 09/11/2020 17:30

      O parashkrues, mos fol kështu për grat dhe nënat. Dhe me fe je gabim. Kryeministër, tregoje vehten përsëri. Mbrapa na ke.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja