Djegia e 12 apartamenteve në Pogradec/ Familjarët rikthehen në banesat e shkrumbuara: Na iku jeta...sikur ma ndjeu zemra (VIDEO)

POGRADEC- Shemshie Ilo sapo ishte rikthyer nga SHBA-ja dhe rrugës nga aeroporti mësoi se shtëpia e saj ishte një nga 12 apartamentet që u shkrumbuan nga flakët ditën e djeshme në qytetin e Pogradecit, për shkaqe që ende nuk dihen. Nga ajo shtëpi, kanë mbetur vetëm muret dhe gjithçka tjetër së bashku me kujtimet, janë bërë shkrumb e hi. Me lot në sy, Shemshija kërkon dëshpërimisht foto të fëmijëve, por zjarri është treguar i "pamëshirshëm" duke i rrëmbyer mundin dhe sakrificën e një jete të tërë.

"Gjithë jeta më iku, s'ka një fotografi të fëmijëve. S'po gjej një fotografi. S'i nuk paska shpëtuar anjë, s'kam asnjë fotografi të fëmijëve. I bëra me njëmijë hallë këtë shtëpi, nuk e di si ndodhi. Asnjë s'ishte në shtëpi. I kam humbur të gjitha. E kalova natën te motra. Unë isha në Amerikë, djali kur më mori në Rinas e mora vesh. Dje erdha dhe e gjeta shkrumb e hi. Gjithë Pogradeci e di si e kam bërë këtë shtëpi, sa kam vuajtur. E kam bërë me pe e me gjilpërë gjithçka. Asgjë nuk më ka mbetur. 54 vite të jetës sime të mundimshme. Me grep e me shtiza kam punuar dhe vetëm i kam mbajtur fëmijët dhe i kam shkolluar", thotë mes lotëve Shemshie Ilo, teksa nuk i ndal kërkimet.

Report Tv me gazetaren Gladiola Hoxha është rikthyer në pallatin 5- katësh, ku u shkrumbuan 12 apartamente, por që fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Ajo çfarë gjen sot në këto banesa është një pamje e trishtë dhe banorë që kanë mbetur në qiell të hapur. Ato fajësojnë se zjarrfikëset, sipas të cilëve nuk kanë shkuar në kohën e duhur për të bërë shmangur një tragjedi të këtyre përmasa.

"Unë kam qenë në një lokal në Pogradec dhe shikoj që aty tym. U them shokëve orë ca po ndodh, tymi ishte i pakët jo shumë dhe sikur ma ndjeu zemra thashë të shkoj një herë. Marr burrin e tezes në celular dhe i them sikur ajo shtëpia jote ka tym, mos ka ndonjë gjë? Vij deri në gjysmë të rrugës dhe më thotë një shok hajde se pallati i tezes po digjet. U hap çatia, aty mori flakë pastaj i gjithë. Vijnë zjarrfikëset s'kishin ujë. Zjarrfikëset kanë ardhur me 20-30 min vonë, ato që erdhën në kohë nuk u punonte uji. Kam marrë një markush të madh e kanë vënë në liqen dhe pastaj e kanë shuar zjarrin. Nëse zjarrfikëset do kishin organizimin nuk do kishte ky dëm, të ndaheshin para dhe mbrapa. Është turp të fikësh këtë zjarr me tre zjarrfikëse", tha njëri prej tyre. 

Shemshie Ilo duke kontrolluar për foto të fëmijëve

Teksa shkaku nuk dihet ende, specialisti i Emergjencave Civile në Bashkinë e Pogradecit, Avni Myrte ka bërë me dije për mikrofonin tonë se prej mëngjesit të sotëm po verifikohen dëmet në apartamentet e dëmtuara. Ai ka sqaruar se për ta do të zbatohet ligji  ku 50% e vlerës së dëmeve do të dëmshpërblehet nga shteti dhe 50% nga vetë të dëmtuarit.

"Shtabi i Emergjencave do t'u ndodhet pranë familjeve, por punojmë për evidentimin e dëmeve. Rëndësi ka që nuk pati viktima në njerëz. Dëmet janë të konsiderueshme. Me dëmshpërblimet do zbatohet ligji qeverisë parashikon 50% e dëmeve nga qeveria 50% nga vetë të dëmtuarit. Janë në proces legalizimi ato dy katet shtesë, kanë dokumente të rregullta", tha Myrte. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 30/12/2019 11:01

    Njerëz shijoni jetën mos bëni llaç e tulla!

    Përgjigju
  • Albani: 29/12/2019 15:16

    Ne duhet jemi vigjilent ngapak paranoid mos te besojme shume se rreth nesh kemi armiq shumengjyresh qe nä djegin TINZISHT.

    Përgjigju
  • Lenci: 29/12/2019 14:32

    Shteti nuk ka pse rimburson asnje qindarke. Kur do fillojne te sigurojne shtepite shqiptaret? Nuk vazhdohet me keshtu.

    Përgjigju
  • Agjenti: 29/12/2019 13:49

    Ju iku jeta tu bo shtesa katesh dhe ndertime pa leje. Cte mbjellesh do korresh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!