Djegia e 'Audit R8' në Vlorë, policia ngre dyshime se ngjarja ka lidhje me të dashurën
Burim Zyberi, pronari i Audit R8 të djegur
Djegia e ”Audit R8” në Vlorë, i cili ditën e sotme u kthye në hitin e lajmeve të kronikës së qytetit bregdetar, duket se ka mbrapa një lidhje sentimentale të prishur. Policia e Vlorës, e cila ka nisur hetimet qysh prej orëve të para të mëngjesit ka administruar pamjet filmike, ku shfaqet një person i cili spërkat me benzinë automjetin luksoz dhe më pas i vendos flakën. E habitshme është fakti se në këtë ngjarje është djegur vetëm automjeti “Audi R8” në pronësi të shqiptaro-maqedonasit, Burim Zyberi.
Ndërsa mjeti tjetër luksoz ngjitur me makinën e djegur, një automjet “Porsche” ngjyrë e bardhë që rezulton të jetë në pronësi të vëllait të Burim Zyberit, nuk është dëmtuar fare. Grupi i hetimit pranë policisë së Vlorës, që po merret me këtë çështje thotë se ngjarja është e qëllimshme dhe se pista ku po e hetohet është se ngjarja dyshohet të jetë iniciuar nga ish-e dashura e Burim Zyberi.
Një lidhje sentimentale me një femër lidhje kjo që tashmë është prishur, thonë burimet policore, dyshohet se qëndron pas djegies së qëllimshme të automjetit luksoz. Burimet thanë se Burim Zyberi kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Vlorë dhe gjatë kësaj kohe, nuk ka pasur konflikte që mund të kenë sjellë shkatërimin e pronës së tij. Për këtë ngjarje në prokurorinë e Vlorës është regjistruar dhe një procedim penal për akuzën e “Shkatërimit të pronës” me zjarr.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.2%
-
Jo
83.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2219
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Digjet furgoni i parkuar në Vlorë, s’dihen shkaqet! Hetohet zjarrvënia e qëllimtë
27 Qershor, 10:58
-
'Lajmësi nuk ka faj', Rama: Nuk nxjerrin gazetarët sekrete hetimore, por prokurorët! Të hetohet 'burimi'! Do krijojmë Bord Kombëtar për Informimin
26 Qershor, 10:32
-
Një tjetër shef policie pyetet në SPAK: Ardriti më kërkoi të përgjonim Ibrahim Licin, dyshohej për vrasjen e Boriçit
9 Qershor, 15:24
-
Media franceze 'Figaro Nautisme': Zbuloni shtatë vendet mahnitëse në Rivierën Shqiptare
29 Maj, 08:09
-
Ylli Pata: Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës
16 Maj, 20:26
-
Pse vlonjatët nuk ndërtuan përbindësha mbi Jon?
10 Maj, 16:19
-
Aksident në Larushk të Fushë-Krujës, përplasen dy makina, njëra shpërthen në flakë
6 Prill, 17:58
-
Vlorë, i djegin 'BMWX5' në oborrin e banesës (EMRI)
3 Mars, 00:50
-
Gazetarit Elton Qyno i sekuestruan telefonat e kontrolluan banesën/ SafeJournalists reagon ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë
27 Shkurt, 12:07
-
Vendimi për gazetarin Qyno, si Gjykata e Lartë ‘rrëzoi’ vetveten
26 Shkurt, 17:28
-
‘Po më le, do ti vë flakën ‘Audit’!’ Ish i dashuri nga Zvicra urdhëroi djegien e makinës së ish-partneres në Astir! Në kërkim 2 maqedonas
20 Janar, 14:38
-
Rasti ‘Qyno’, Komiteti gjyqësor në OKB bllokon SPAK: Ndaloni çdo veprim për hapjen e pajisjeve që i janë sekuestruar gazetarit
18 Janar, 15:44