Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së martës në Kerzers, në kantonin e Fribourgut në Zvicër, ku një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një autobus postar, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave dhe plagosjen të tjerëve.

Policia bëri të ditur në një konferencë për shtyp se zjarri ishte vendosur qëllimisht, megjithatë rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende duke u hetuar. Autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Dëshmitarët okularë raportojnë se një person dyshohet se i vuri flakën vetes pasi hodhi benzinë.

Sipas mediave zvicerianeautobus ka qenë edhe një shqiptar, i cili duke u përpjekur të dalë nga autobusi citohet të ketë thënë se ‘një burrë kishte hedhur benzinë mbi veten dhe më pas i kishte vënë flakën trupit’.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.