Djegia e fabrikës në Kashar, ambientalisti: Dioksinat e lëshuara, kancerogjeni më i madh

“Grupi i dioksinave që çlirohen nga djegia e plastikës janë ekstremisht të rrezikshme për njeriun dhe madje ia kalojnë edhe arsenikut për nga aftësia për të shkaktuar kancer”. Është ky alarmi që lëshon ambientalisti Abdulla Diku, i cili ka shpjeguar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV se si e gjithë zona e Kasharit, ku të dielën u dogj fabrika e riciklimit të mbetjeve plastike, është tashmë e kontaminuar.

“Të gjitha produktet bimore të zonës, pra frutat, perimet apo drithërat janë të kontaminuara. Nga ana tjetër kontaminimi vjen më shpejt tek njerëzit nga bari që kullot blegtoria në atë zonë. Por edhe ujërat që shpërlajnë zonën dhe derdhen diku, kontaminohen dhe për rrjedhojë edhe produktet e peshkut”

Po sa gjatë qëndron ky rrezik?

“Rreziku mbetet gjithë kohës. Grupi i këtyre dioksinave qëndron për një kohë të gjatë sepse nuk shpërbëhet dhe janë ekstremisht të rrezikshme. Në eksperimentet laboratorike që janë bërë, ka rezultuar si kancerogjeni më i madh i sintetizuar, ia kalon edhe arsenikut për nga aftësia për të shkaktuar kancer”.

Ambientalisti shpjegoi në studion e Rreze Dielli në mënyrë të detajuar për publikun se pse plastika është kaq e rrezikshme kur digjet.

“Teleshikuesit duhet ta dinë se pse plastika është ekstremisht e rrezikshme kur digjet, pasi plastika e haligjenizuar gjatë procesit të djegies çlirojnë substancat më toksike për organizmat e gjallë e veçanërisht për njerëzit. Janë 200 lloje dioksinash, por 10 % e këtyre dioksinave kanë disa karakteristike që i klasifikojnë si elementë të rrezikshmërisë së lartë”

Por shqetësimi më i madh që ngre ambientalisti është se çfarë do të ndodhë me materialin e djegur i cili është edhe më i rrezikshëm.

“Shqetësimi më i madh është se çfarë do të bëhet me hirin, materialin që ka mbetur nga djegia, sepse kontaminon aty ku gjendet. Në Shqipëri nuk ka landfille të posaçme për material të tilla toksike. Është absolutisht e palejueshme që ky material të hidhet në landfille të zakonshme, siç është ai i Sharrës, pasi materiali është ekstremisht i rrezikshëm”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat