Djegia e fabrikës së riciklimit, ambientalistët: E qëllimshme për t'i hapur rrugë inceneratorit 

Përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Mbetjeve e cilësojnë të qëllimshme djegien e fabrikës së riciklimit të mbetjeve në Kashar paraditen e të dielës. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i AKIP, Ervin Goci u shpreh se me djegien e "Everest" i hapet rruga ndërtimit të inceneratorit të Tiranës.  

"Ditën e tokës u dogj një impiant gjigant, i dha një re tymi qytetit. S'kemi reagim nga ata që pësuan djegien. Kemi shqetësimin e madh ku kemi jo vetëm djegien e një impianti, por djegien e një industrie. Një impiant riciklimi është në përputhje me standardet e BE, por në fakt sot kemi një djegie, djegien e të gjithë industrisë së riciklimit.

Ajo djegie është një formë incinerimi i asaj politike që është bërë në 27 vjet, është një katastrofë ambientale. Ne kërkojmë hetim urgjent nga Prokuroria. Në bindjen time është një djegie e qëllimshme për t'i hapur rrugë incineratorit të Tiranës".  

Ervin Goci, përfqësues i AKIP  

"Shprehim indinjatën tonë për këtë indiferentizëm të institucioneve, jo vetëm për atë zonë aty, po për të gjithë vendin. Çështja nuk është bvetem për dëmin e kompanisë përkatëse, por nga ana tejtër ne kërkojmë të hetohet me forcë ccështja e menaxhimit të mbetjeve në shkallë republike.

Një ditë pas rekomandimit të KE, ku pikë kritike kishte edhe çështjen e mbetjeve, ku theksonte mospajtueshmërinë me standarde e BE të ngritjes së inceneratorëve. Ka dëm në atë ekosistem në atë zonë.

Masat që duhen marrë janë emergjente, duhen verifikuar shkalla e kontaminit nga metalet e rënda. Në atë zonë bujqësore duhen marrë masa, duke bllokuar tregtimin e këtyre produkteve, deri në një moment të dytë kur zona të jetë pastruar". 

Lavdosh Feruni, ambientalist, përfaqësues i AKIP

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:31
Inceneratorët, Feruni: Do digjen mbetje, rrezik për shëndetin e qytetarëve

Ambientalisti Lavdosh Feruni u shpreh për Report Tv se inceneratorët, një prej tyre i projektuar për t'u ndërtuar në Tiranë, do përdoren për djegien e mbetjeve, proces ky i cili sipas tij është i gjithi toksik dhe me pasoja të rrezikshme në shëndet. 

Deklarata e Ferunit dhe përfaqësuesve të AKIP erdhi pas zjarrit të rëbnë dy ditë më parë te fabrika e riciklimit "Everest" në zonën e Kasharit.

Do kemi proces jashtëzakonisht toksik, pasi kanë një ndikim të rëndë në shëndet. Është e vërtetuar që grimcat tepër të imëta nuk kapen as nga filtrat. Ka dyshime të mëdha se do të kemi thjesht një djegie plehrash. Çështja e incenerimit përmes energjisë është falsitet. Kostoja e incenerimit është më e lartë se çdo lloj energjie në planet. 

Lavdosh Feruni, përfaqësues i AKIP

Do ketë dhe 7 inceneratorë të tjerë, si e cilësoni si rast?
Kur shoh çfarë ndodhi këtu, imagjinoj çfarë do ndodh në Vërri çdo ditë. Do kemi proces jashtëzakonisht toksik, pasi kanë një ndikim të rëndë në shëndet. Institucionet duhet të ishin në alarm shumë më të madh se emergjenca e përmbytjes. Nëse kemi emergjencë afatshkurtër, këtu kemi të bëjmë me një sistem që krijon një ndotje të zgjatur në kohë, në dekada. Masat e sigurisë duhet të jenë shumë më të rëndëisshme. Ne nuk kemi politika adekuate që të konsiderojnë këtë rrezik të madh, ne jemi liberal në këtë çështje, që tregohet pikërisht në dhënien me koncesione të djegies së mbetjeve, që është një shkallë rrezikshmërie shumë e lartë. 

Është e vërtetuar që grimcat tepër të imëta nuk kapen as nga filtrat. Ka dyshime të mëdha se do të kemi thjesht një djegie plehrash. Çështja e incenerimit përmes energjisë është falsitet. Kostoja e incenerimit është më e lartë se çdo lloj energjie në planet. 

Çfarë shkakton ndotja te fëmijët dhe sa kohë duhet të largohet?
Nëse do ndodhte në një vend të BE do ishte lajm botëror, për arsye se është direkt në dëm të mjedisit dhe banorëve që jetojnë afër, por edhe në hapësira më të mëdha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agroni: 24/04/2018 14:43

    Haaaa cfare ambintalisti ka gjet i pune er nje cope buke. Hajde ore ne metalurgji lidhu me zinxhir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK