‘Ju kemi vënë bombë’/ Alarm në ambasadën shqiptare në Athinë, Tirana: Greqia të distancohet

Alarm për bombë në ambasadën shqiptare në Athinë. Burime për Report Tv pohojnë se paraditen e sotme në ambasadën shqiptare në Athinë ka pasur një telefonatë për bombë. Telefonata ka qenë vetëm 7 sekonda, ndërsa autori ka thënë ‘Ju kemi vënë bombë’.  Kaq ka mjaftuar që stafi i ambasadës shqiptare në Athinë të evakuohet menjëherë.

Burime diplomatike nga Athina për Report Tv, bëjnë me dije se menjëherë ambasada ka njoftuar policinë, e cila ka rrethuar me perimetër sigurie të gjithë zonën. Kontrolli policor i policisë greke ka zgjatur rreth një orë dhe ka qenë i shtrirë në ambientet e jashtme dhe brenda godinës së ambasadës.

Autoritetet greke pas kontrollit disa orë nuk kanë gjetur asgjë dhe alarmi ka rezultuar falas. Ndërkohë që mediat greke e tjetërsuan alarmin për bombë duke e referuar pranë Gjykatës së Lartë të Greqisë. Përballë kësaj situate Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur menjëherë ambasadoren e Greqisë në Tiranë, 24 orë pasi ajo u thirr për çështjen e Kostandinos Katsifas.

Ministria e Jashtme i ka kërkuar ambasadores Sourani që Greqia të distancohet dhe të dënojë këto akte të rënda që cënojnë miqësinë mes dy vendeve. Pas vrasjes së ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas disa biznese shqiptare në Athinë janë djegur, ndërsa ka pasur edhe kërcënime nga ana e ekstremistëve, djegie të flamurit shqiptar dhe së fundmi alarmi për bombë.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Greqi, duke nisur nga alarmi për bombë pranë Ambasadës tonë në Athinë, djegia e bizneseve shqiptarë, protesta para ambasadës dhe konsullatës tonë si dhe djegia e flamurit kombëtar. Ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve. MEPJ nënvizoi gjithashtu nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme Shqiptare

Rritja e tensioneve mes Shqipërisë dhe Greqisë nisi pas vrasjes së minoritarit në Gjirokastër. Ekstremistët grekë organizuan disa protesta para ambasadës dhe konsullatës shqiptare, i vendosën zjarrin një biznesi me pronar shqiptar në Athinë dhe mbrëmë dogjën edhe flamurin kuqezi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:39
Ekstremistët protestë para konsullatës shqiptare në Selanik, motra e viktimës: Të hetojë Athina

Mbrëmjen e sotme në Selanik është zhvilluar një protestë para Konsullatës shqiptare nga ekstremistët. Ata janë drejtuar për në rrugën ku ndodhet konsullata shqiptare me brohoritje dhe parulla kundër shqiptarëve, ndërsa kanë kërkuar që të zbardhet vrasja e Konstantini Kacifas. “Vorio-Epiri tokë mëmë ka shtetin grek”, “Vorio-Epiri kërkon autonomi”, “Gjirokastra dhe Dropulli janë Vorio-Epir”, “Kostandinos jeton, je i pavdekshëm”, “Shqiptarë vrasës, koha juaj mbaroi” ishin disa nga parullat e grekëve në protestë.

Protesta Në Selanik 

Për mbarëvajtjen e protestës dhe shmangien e incidenteve të pranishëm kanë qenë forca të shumta policie. Kjo është protesta e tretë që grekët zhvillojnë pas vrasjes së minoritarit pas asaj para ambasadës dhe mbrëmë para parlamentit ku dogjën flamurin shqiptar. Situata mes dy vendeve është mjaft e tensionuar, ndërkohë që sot është dhënë një alarm për bombë në ambasadën shqiptare në Athinë, që më pas rezultoi fals.

Motra e viktimës, Ermioni Kaçifa në një prononcim për mediat greke ka kërkuar sërish që Athina të hetojë vrasjen e vëllait të saj. ‘Kërkojmë që të zbardhet e gjithë e vërteta. Ne duam të dalë e vërteta. Kërkojmë nga shteti grek që të hetojë çështjen. Sidomos nga ministria e Jashtme që të na ndihmojë që të mësojmë se çfarë ndodhi të kemi pamjet filmike dhe gjithçka që të mund të zbardhë të vërtetën’ është shprehur ajo ndër të tjera shkruan Kathimerini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arsen: 31/10/2018 18:56

    Po si mund te kete bombe brenda ambasades, ky eshte nje presion kote,ata qe vendosin bomben nuk te lajmerojne fare pasi nuk kane arsye. kjo behet per te vendos mikrospiat dhe keta qe punojne ne ambasade e dine shume mire po sja u mban pasi urdherat i japin keta spiunat qe ketej nga Ministria e Puneve te Jashteme

    Përgjigju
  • Fredi: 31/10/2018 18:33

    Stafi të mos hyje më në atë ndërtesë derisa të provohet 100% se nuk ka çipe pergjimi. Mund të jetë lojë për të montuar aparatura pergjimi sepse vetëm kështu stafi mund të nxirret jashtë

    Përgjigju
  • Scodrinon: 31/10/2018 18:10

    Kontrolloni per ndonje mjet pergjimi te instaluar brenda ambasades.

    Përgjigju
  • Kafsha: 31/10/2018 17:55

    “Shtaza që është duke ngordhur përpiqet të bëjë kafshimet e fundit”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!