Mbyllet ambasada shqiptare në Athinë, një punonjës rezulton pozitiv me koronavirus (FOTO)

Mbyllet ambasada shqiptare në Athinë, një punonjës rezulton pozitiv me koronavirus (FOTO)

Pamje të personave të grumbulluar para ambasadës shqiptare në Athinë pas mbylljes së saj

Ambasada Shqiptare në Athinë është mbyllur për shkak  të situatës së krijuar nga koronavirusi. Sipas burimeve, një punonjës i ambasadës ka rezultuar pozitiv me Covid19. Pritet që të testohen edhe punonjësit e tjerë. 

Pavarësisht se dhjetëra qytetarë presin përpara kësaj ambasade për të marrë shërbime, ajo ka mbyllur dyert.

Siç shihet edhe në foto, përballë ambasadës janë vendosur edhe forca të policisë greke, për të shmangur grumbullimin e  njerëzve. Akoma nuk ka një njoftim nëse emigrantët shqiptarë do mund të marrin shërbime nga dita e nesërme apo jo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!