GJIROKASTËR- Pas djegies së flamurit shqiptar nga një minoritar grek nga Finiqi, para Konsullatës Greke në Gjirokastër, "Djemtë e Labërisë" kanë protestuar për largimin e konsullit Lambros Kakizis.
Edhe pse në vend është i ndaluar grumbullimi për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, qytetarët nga zonat e jugut të vendit kanë mbërritur me 3 furgona për të protestuar në mënyrë paqësore këtë akt që nxit urrejtje etnike.
Ata kanë protestuar për largimin e konsullit grek pasi sipas tyre ai ka nxitur urretjen etnike dhe po ndërmerr një fushatë kundër interesave të shqiptarëve duke kontribuar në shkombëtarizim të shqiptarëve.
Gjithashtu Platforma e Shoqatave Atdhetare Shqiptare i ka drejtuar një kërkesë shtetit shqiptar për largimin e konsullit grek dhe largimin e monumenteve greke në Shqipëri.
Pjesë e protestës ishte edhe deputeti 'donzhuan', Kristaq Papa i cili është shprehur se ka një manifestim paqësor nga ana e tyre.
"Jemi këtu me një grup deputetësh dhe përfaqësues të shoqërisë civile apo të të drejtave të njeriut. Këto akte nuk janë demokratike, nuk janë diplomatike nuk i shërbejnë dy vendeve. Ka shumë persona nga shoqeria civile, nga forume të të drejtave të njeriut, përfaqësuesit e rendit të shtetit në kushtet e një pandemie edhe pse Gjirokastra është një zonë e gjelbër", shprehet ai.
Një qytetar nga Kukësi i bën thirrje policisë dhe presidentit që të zbatohet Kushtetuta e të mos provokohen shqiptarët.
"Konsullata ka sponsorizuar qasje ekstremiste për nxitjen e urrejtjes etnike, thirrja ime shkon për instancat shtetërve që janë të shitura, t'i thirrin mendjes e të zbatojnë kushtetutën. Një thirrje tjetër shkon për policinë, që me këtë rast tregon se është në shërbim të Greqisë dhe jo Shqipërisë. Jemi këtu që të ndalohet provokimi i shqiptarëve", shprehet ai.
Pas përfundimit të protestës tre organizatorët Arben Kola dhe Andon Kola dhe Florijan Canaj janë gjobitur me 5 milionë lekë të reja, ndërsa janë shoqëruar rreth 20 persona.


Organizatorët e tubimit të sotëm në Gjirokastër janë gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor me 5 milionë lekë të reja. Gjoba është vendosur, pasi nuk janë zbatuar edhe rregullat e distancimit social, të cilat janë konfirmuar nga ISHSH.
Fleta e gjobës i'u është dorëzuar tre prej organizatoreve të këtij tubimi fill pasi kanë deklaruar përfundimin e protestës. Kreu i ISHSH Gjirokastër Edi Sinojmeri shpjegon se grumbullimi i njerëzve dhe mosrespektimi i distancës gjatë protestës së sotme, mungesa e masave mbrojtëse ndaj COVID-19, bie ndesh me aktin normativ të qeverisë shqiptare dhe si i tillë ndëshkohet me gjobe.
Tubimi i sotëm u zhvillua nga disa shoqata patriotike, pas djegies së flamurit shqiptar nga një minoritar nga Finiqi.
-
Eshte turp qe mereni me veprimet e nje debili.Populli shqiptar dhe populli grek kane jetuar dhe do jetojne ne harmoni ne shekuj.Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjeve.
Përgjigju -
Mir qe kan ngelur akoma disa djem te guximshem si ARBEN KOLA dhe djemt e laberise
Përgjigju -
Pa dihj ndonje flamur ne shtetet e tyre shikoni cu bejn vetem te ne ndodhin popull zgjebs
Përgjigju -
Shtet kurve.. Të djeg greku flamurin në vendin tënd... Duhet dënuar 25 vjet burg ai greku katit... Shqiptarët në Greqi dënohen për veprime shumë shumë të vogla edhe u rritet dënimi kur janë brenda... Shtet kurve që nuk vepron
Përgjigju -
Shikoni o Shqiptare se cfar brezi po rritet ne Shqiperi , te cilet protestojne per Turin dhe nuk protestojne se ju dogj FLAMURI
Përgjigju -
Cdo veprim qe ben nje budalla behet lajm dhe i krijon probleme gjithe shoqerise.Ne vend te dalin lajme pozitive dalin lajme qe te krijojne percarje
Përgjigju -
Shteti duhet te reagoj dhe ti japi denimin qe i meriton per kete akt barbar se perndryshe do perseritet prape.
Përgjigju










Komente
Komento