Fletët e votimit të cilat u dogjën ditën e djeshme në Vaun e Dejës do të zëvendësohen. KQZ-ja njofton se ka nisur procesin për zëvendësimin e materialeve zgjedhore që u dëgjoën dhe shkatërruan mbrëmjen e djeshme në KZAZ-në nr. 6.
"Për dëmtimin pothuajse total të materialeve zgjedhore në KZAZ-në nr. 6, Bashkia Vau Dejës, Qarku Shkodër, KQZ ka marrë masat dhe do të pajisë KZAZ-në nr. 6 me të gjithë materialet zgjedhore, përfshirë këtu edhe fletët e votimit, për të zhvilluar procesin zgjedhor në datë 30 qershor, edhe në këtë bashki.
Pavarësisht ngarkesës së shtuar për shkak të problematikës së njohur nga publiku, KQZ ka vijuar si në çdo proces zgjedhor me veprimtaritë për aftësimin dhe rritjen profesionale të komisionerëve të qendrave të votimit, të cilët në këtë proces kanë në përbërjen e tyre edhe shtetas të emëruar kryesisht, nga KZAZ-të, mbi bazën e vullnetit të shprehur prej tyre për tu angazhuar në administrimin e procesit zgjedhor, të datës 30 qershor 2019.
Duke qenë se zbatimi i kalendarit të trajnimit të KQV-ve u vështirësua për shkak të refuzimit të disa bashkive për të vënë në dispozicion ambjentet e shkollave, trajnerët e KQZ-së, do të jenë të gatshëm të ofrojnë në vijimësi trajnim, me qëllim që çdo komisioner të jetë i aftësuar për ta ushtruar detyrën e tij në mënyrë profesionale" thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Rreth 250 militantë të Partisë Demokratike i vunë flakën me bomba molotov KZAZ-së (Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve) numër 6 të ngritur në palestrën e shkollës profesionale "Ndre Mjeda" në Bushat, të bashkisë së Vaut të Dejës, që drejtohet nga Zef Hila i zgjedhur nga PD-ja. KZAZ-ja ka shpërtheu në flakë duke shkatërruar materialet e votimit, e për pasojë la të plagosur tre efektivë të Policisë së Shtetit.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.1%
-
Jo
50.8%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8877
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32