TIRANE - Perikli Shqevi, ish i burgosuri politik i cili ishte pjesë e grevës së urisë është paraqitur sot në drejtorinë e Policisë së Tiranës për tu marrë në pyetje në lidhje me tentativën e djegies së ish të burgosurit politik Gjergj Ndreca më 8 nëntor.
Perikli Shqevi shpqërohej nga avokati i tij dhe koordinatori i grevës së urisë që u zhvillua për një muaj, (22 shtator- 22 tetor) Skënder Tufa, dhe Xhemal Zhurri.
Perikli Shqevi akuzohet për plagosje me dashje. Sipas policisë Shqevi ka ndezur çakmakun duke ia afruar Gjergj Ndrecës i cili ishte lyer me benzinë. Vetë Shqevi e mohon akuzën, ndërsa Ndreca tha se ishte vetëdjegur.
Pas ngjarjes së 8 tetorit, Shqevi u arrestua por më pas u la në masën e arrestit shtëpiak.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Greva e të burgosurve politikë Në flakë Gjergj Ndreca