Ekstradohet nga Kolumbia Saimir Rosales Rodriguez. Ai është sjellë në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 14 vite burg, të dhënë nga GJKKO pas hetimeve të SPAK për laboratorin e kokainës në Frakull.

Rodriguez, i njohur si “Kimisti”, konsiderohet një nga personazhet kyç të grupit të përfshirë në laboratorin e kokainës në Frakull. Ai ishte larguar nga Shqipëria pas operacionit antikokainë, por u arrestua në Ekuador, në shtator 2025.

Sipas dosjes hetimore, kolumbiani kishte rol kyç në procesin e përpunimit dhe ndarjes së lëndës narkotike në laboratorin që u zbulua gjatë operacionit të autoriteteve shqiptare. Kokaina fshihej në pleh artificial. Ajo vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri bëhej ekstraktimi i saj nga plehu.

Hetimi i nisur në vitin 2022, e zbuloi lëndën narkotike në magazinën e familjes Çervanaku ku u sekuestruan mbi 480 kg lëndë narkotike.

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.