Djegia e makinës, Gjika: Kur vret
shefi i Gardës, çfarë pritet

Djegia e makinës, Gjika: Kur vret<br />shefi i Gardës, çfarë pritet
VLORE- "Kur vret shefi i Gardës së Republikës, çfarë pritet tjetër?!"- ky ka qenë reagimi i kryetarit të bashkisë së Vlorës, për përfshirjen e makinës së tij tip Mercedes-Benz me targa AA 815 AN, rreth orës 03.30 minuta të së martës (24 janar). Ai është pyetur dje nga gazetarët e mbledhur në Vlorë në ditën e përvjetorit të plakut të Vlorës Ismail Qemali.

Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar dhe deputeti socialist i Vlorës. "Një barbari si ato që kemi parë gjatë gjithë kësaj qeverisjeje të mbrapshtë. Prandaj duhet shporrur sa më parë përgjegjësi kryesor që vret, djeg e hedh në erë me 'duar të pastra", deklaroi kreu i PS Vlorë, deputeti Eltar Deda në rrjetin social facebook. Ai  nuk ka munguar të kërkojë dhe ne emër të PS të këtij qyteti zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarjeje të rëndë, ku preket vetë qytetari i parë i qytetit bregdetar.

DJEGIA E MAKINES
Makina personale e kryetarit të bashkisë së Vlorës, përfaqësues i PS, uë përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Nga të dhënat e para makina e Shpëtim Gjikës, tip Mercedes-Benz me targa AA 815 AN, është përfshirë nga flakët rreth orës 03.30 minuta pranë pallatit ku banon në vendin e quajtur "Uji i Ftohtë". Kreu i bashkisë së qytetit bregdetar e kishte parkuar makinën poshtë pallatit ku kishte apartamentin e banimit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa zjarrfikëset kanë bërë të mundur dhe shuarjen e flakëve. Si pasojë e flakëve automjeti është dëmtuar rëndë në pjesën e përparme. Policia heton në dy pista atë të një zjarrvënieje të qëllimshme dhe të një zjarri aksidental. Për momentin nuk dihet se cilat janë motivet dhe autorët e aktit kriminal, por mbi ngjarjen po hetojnë agjentët e anti-krimit, të cilët po marrin persona të ndryshëm në pyetje. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes janë kryer ekspertizat shkencore në tentativë për të gjetur ndonjë gjurmë të autorit ose autorëve të djegies së veturës. Burime nga "Shqiptarja.com" bëjnë me dije se Gjika kishte blerë këtë makinë 105 mijë euro, disa muaj më parë. Pranë kësaj makine, ngjyrë e zezë, ndodhej e mbuluar me mbulesë zezë edhe makina tjetër e Gjikës tip Audi Q7.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit