“Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të zjarrvënies së qëllimshme të automjetit personal të këshilltarit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, z. Xhafer Meçe. Ne i bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin pa vonesë ngjarjen dhe të arrestojnë e vendosin para ligjit autorët dhe porositësit e këtij akti të shëmtuar kriminal.
Partia Demokratike shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për këshilltarin tonë në Bashkinë e Tepelenës z. Xhafer Meçe dhe familjarët e tij”mbyllet deklarata e PD. Makina e Xhafer Meçes është djegur gjatë natës, ndërsa në një prononcim për Report Tv ai u shpreh se gjithçka ka qenë e qëllimshme.
d.b/shqiptarja.com










