Kryetari i PD, Lulzim Basha e quan antikushtetues dhe krimin më të rëndë në 27 vite, miratimin e ligjit nga Kuvendi për ndërtimin e Teatrit të Ri. Sipas Bashës, Rama po pastron paratë e krimit dhe drogës me kulla në qendër të Tiranës. Sipas tij, në vendin ku ndodhet teatri sot Rama ka parashikuar ndërtimin e 6 kullave. Kreu i PD, paralajmëroi protesta përkrah artistëve për të penguar shembjen e godinës së vjetër të Teatrit.
Akti i djeshëm është një ligj që ligjëron vjedhjen. I vetmi qëllim është grabitja e tokës në mes të Tiranës për të ndërtuar 6 kulla masive betoni. Nuk ka pra asnjë lidhej me artin e kulturën. Nuk bëhet për Teatrin.
Qëllimi kryesor i projektit është pastrimi dhe qarkullimi i parave të pista të drogës, krimit dhe korrupsionit.
Siç ka raportuar OSBE para disa vitesh, vetëm nga korrupsioni i lejeve të ndërtimit Edi Rama ka përfituar mbi 200 milionë euro.
Imagjino sa ka fituar këto vite nga trafiku i drogës!
Këto para nuk mbahen dot në thasë dhe nuk futen dot të gjitha në bankë. Ndaj Edi Rama ka planifikuar kulla dhe projekte betoni për të pastruar këto para së bashku me të gjitha ato të trafikantëve dhe qeveritarëve të inkriminuar.
Ligji që ka miratuar dje Kuvendi është antikushtetues dhe shkatërrim i shtetit ligjor.
Dje Kuvendi ka votuar për të ligjëruar plaçkitjen dhe krimin. Në këtë mënyrë dje Kuvendi ka konsumuar krimin më të rëndë në historinë e tij 27 vjeçare.
Deri dje krimi dhe korrupsioni ishin antiligjor, sot krimi dhe korrupsioni është ligji i këtij vendi me votën e 75 hajdutëve dhe kryehajdutit Edi Rama.
I ftoj të gjithë shqiptarët të shohin pamjet e mbremshme të Kuvendit, të shikojnë se si i urdhëronte kapobanda deputetët e tij dhe si ata i bindeshin si ushtarë hajdutë të vegjël, patur, pa dinjitet.
Projekti i Edi Ramës është një akt barbar, plot urrejtje ndaj kulturës, identitetit dhe qytetarisë.
Është nëj akt të cilin nuk guxuan ta bëjnë dot as komunistët.
Edi Rama është një shkatërrues serial i pamëshirshëm i çdo vlerë të ndërtuar në historinë e Tiranës; shkatërroi kinema 17 Nëntori për të bërë një pallat të shëmtuar betoni në mes të Tiranës, shkatërroi fushat dhe terrenet sportive për ti mbushur me beton shkatërroi stadiumin “Qemal Stafa” për ta zëvendësuar me kullën e tij të betonit. Tani po kërkon shkatërrimin e Teatrit dhe shkatërrimin total të çdo monumenti kujtese që ka mbetur në qendër të Tiranës.
Edi Rama është njeriu që fushat dhe kodrat përreth Tiranës i ktheu në fusha të shëmtuara betoni për para e për pushtet.
Është njeriu që e ktheu Tiranën në një lavatriçe të pastrimit të parave me lejet e ndërtimit, por tani po e kthen gjithë Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës.
Edi Rama nuk ka për tu ndalur me kaq. Ai duhet ndalur!
Ne i bëjmë thirrje Presidentit të mos dekretojë ligjërimin e vjedhjes.
Ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen artistëve, aktivistëve dhe të gjithë atyre që kanë protestuar me kurajo prej muajsh. Forca e vetme që ka Edi Rama është indiferenca dhe mosveprimi.
Bashkë nuk ka njeri që ta shembë Teatrin!
Ju bëj thirrje ambasadorëve të vendeve tona partnere, ja ku keni një projekt të pastrimit të parave të pista të krimit, ja ku keni një krim që dhunon haptazi sundimin e ligjit, ja ku keni një akt që bie ndesh me detyrimet e integrimit europian, ja ku keni një tufë me peshq të mëdhenj.
Nëse nuk flisni sot nuk ka për t’ju besuar askush kur të flisni nesër.
Babëzia dhe hajdutëria e Edi Ramës kanë konsumuar dje aktin më të rëndë të ligjërimit të vjedhjes dhe pastrimit të parave të drogës. Por beteja vazhdon dhe do të vazhdojë derisa ta ndalim, derisa ta mundim këtë taleban të kulturës dhe narkoman, që në fakt janë e njëjta gjë.
Ne do të përballemi në rrugë dhe në sheshe. Ne do të mbështesim pa asnjë hezitim çdo akti të paralajëmruar nga arsitët në ambientet e Teatrit e kudo .
Por po e them sot para jush, le ta dëgjojë mirë çdokush, kryehajduti dhe banda e tij posaçërisht: Parlamenti i kthyer në noter të akteve kriminale korruptive të Edi Ramës e aq më tepër kur ai ka asgjësuar të gjitha institucionet e drejtësisë do të çlirohet nga banda e hajdutëve ose do të zhbëhet nga forca e njerëzve të bashkuar që janë më shumë dhe më të fortë se 75 hajdutët.Lulzim Basha, kryetari i PD
Kryetari demokrat, Lulzim Basha u pyet nga gazetarët nëse PD është gati për djegien e mandateve, pas disa paralajmërimeve nga disa eksponentë të selisë blu. Ai dha të njëjtën përgjigje që ka përsëritur prej kohësh se “çdo opsion është i mundshëm”.
Por, kreu i selisë blu tha se zgjedhja e opozitës është përballja për të çliruar Shqipërinë nga krimi, duke e cilësuar si opsionin më të lehtë dorëzimin e mandateve të deputetëve në Kuvend, në një kohë kur sfidë, sipas tij, është çlirimi i Shqipërisë nga krimi.
Jemi të vendosur t’i ndjekim të gjitha hapat, nuk kam ndërmend të zbuloj kalendarin e t’i bëj sensacione mediatike. Djegia e mandateve është opsioni më i lehtë, por...synimi është çlirimi i Shqipërisë nga krimi dhe do ta arrijmë me gjithë shqiptarët.
Lulzim Basha, kryetar i PD
Pyetje-Përgjigje:
Pyetje: Z.Basha, dje në mënyrë simbolike PD dhe deputetët e opozitës hodhën kartonët e votimit në drejtim të qeverisë. Ju folët në fakt për një betejë që vazhdon dhe Parlament që do të zhbëhet. Gjatë paradites keni thirrur edhe mbledhjen e grupit parlamentar a është diskutuar për masa ekstreme siç është bojkoti apo edhe djegia e mandateve të deputetëve të opozitës? A mund të na thoni zyrtarisht cilat janë arsyet e mungesës tuaj dje në organizimin e lamtumirës së ambasadorëve?
Basha: Pyetja e dytë është fare e thjeshtë. Me përjashtim të qenieve mbinatyrore, qeniet njerëzore nuk kanë aftësinë të jenë në dy vende në të njëjtën kohë, ne ishim në Parlament. Për pyetjen e parë, ajo që sapo thash është e qartë. Mjetet dhe kalendarin nuk kam ndërmend t’i bëj subjekt të sensacionve mediatike. Të jeni të sigurt se jemi të vendosur t’i ndjekim hap pas hapi të gjitha etapat dhe të gjitha opsionet; ku djegia e mandatave është opsioni më i lehtë, përballja dhe çlirimi i parlamentit, çlirimi i Shqipërisë nga krimi është objektivi ynë dhe ne do ta arrijmë së bashku me të gjithë qytetarët.
Ish-kryeministri Sali Berisha është ndër zërat më radikalë brenda PD i cili kërkon djegien e mandateve. Një lëvizje të tillë ekstreme Berisha e propozoi pas zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku. Ndërsa e ka përsëritur edhe në rastin e akuzave ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj si dhe për çështjen e Teatrit Kombëtar, godina e të cilit pritet të shembet për t'i hapur rrugë të riut.
Ne rracen e sotme te P .D. ndertimet quhen KRIME ndersa VJEDHJET KRIMET .VRASJET QUHEN (SHQIPERIA PO NDRYSHON.Ku jane demokratet aman qysh e mbajn nje HOLLANDEZ PA FARE ne krye te partise.Cfar presin te bejnvnje 97 tjeter TURP QE PARTIJA DEMOKRATIKE ASHT KTHY NE PARTI TE SHKELZEN BERISHES .
PërgjigjuSuper Luli... Me i rende se piramidat...???!!! Me i rende se Otranto...???!!! Me irende se rruga e kombit...???!!! Me i rende se Gerdeci ...???!!! Me irende se 21 Janari ...???!!! Me i rende .....se vjedhja e pronave te pronareve dhe lenia pa asnje ligj ne pronesi fshatareve...???!!! FATKEQESIA NR 1 E KETEJ VENDI ESHTE OPIZITA... Nuk e kuptoj se su ka mundesi qe nje partiqe del ne opizite nuk reformihet po vazhdon te kriminalizohet me tej... kjo do te thote qe edhe SHPRESA ne kete vend ka vdekut...
PërgjigjuO qelbesire,ky qenka krimi me i rende ne 27 vjet? Po shkaterrimi i Shqiperise ne 91-92,piramidat dhe vrasjet e 97-es,vjedhja e rruges se kombit,plackitja e ushtrise per skrap dhe vrasja e njerezve ne Gerdec,vjedhja e CEZ-it dhe “trimeria” jote bashke me plakun matuf duke vrare 4 vete ne mes te bulevardit... Keto jane krime te kryera te gjitha nga partia jote shpellariste o matuf holandez,dhe nuk krahasohen dot ne asnje menyre me ngritjen e nje teatri qe nuk do i kushtoje asnje lek popullit por do i prishi rehatin Neritan Licajt dhe ca ushtareve te tjere te Shqup-it!(qe gjithashtu ja grabitet ushtrise me ndihmen e presidentit -kapter...) Vrima e zeze ne koken tende sa vjen e behet me e madhe me sa duket dhe cuditerisht perpin vetem krimet e Sali Gerdalles dhe te tuat ...
Përgjigju