Pas vendimit të deputetëve të Partisë Demokratike për djegien e mandateve ka ardhur reagimi i parë nga qeveria. Zv. kryeministri Braçe ka deklaruar se mandatet digjen tani pasi nuk i bëjnë dot gjë reformës në drejtësi. Ai shtoi se nisja e funksionimit të mekanizmit kushtetues do nisë shumë shpejt.

"Pse digjen tani? Sepse nuk i bëjnë më dot asgjë Reformës në Drejtësi; As SPAK e as BKH, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Larte, të gjitha në punë shumë shpejt! Mekanizmi kushtetues çmonton bllokimin nga Kuvendi. Të parëndësishëm shumë shpejt! Reforma e para, reforma përpara", përfundoi Braçe.

Pas deklratës së tij ka ardhur dhe reagimi i deputetit demokrat, Agron Shehaj. Lidhur me reformën në drejtësi Shehaj tha se tashmë deputetët demokrat tashmë janë pa imunitet.

 "Braçe duhet të shqetësohet për shokët dhe për partinë e tij qe do përfundojnë keq. Sa për ne demokratët, tashmë jemi pa imunitet", deklaroi Shehaj.