TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjatë mbledhjes së grupit, pika e parë që është diskutuar në grup lidhej me aktivitetin e së seancës së enjte parlamentare për buxhetin e 2019.
Ndërkohë që në Kuvend pritet që të diskurtohet ligji për buxhetin e vitit 2019, PD-ja ka thirrur në biznesmenë dhe ekonomisë për ta diskutuar buxhetin e ri me ta.
Çështje të tjera të diskutuara në mbledhjen e grupit janë: mbështetja e protestës së banorëve tek Unaza e Re; përfundimi i zgjedhjeve brenda partisë, ku Basha kërkoi që procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të përfundojë brenda dy javëve të ardhshme për t'i paraprirë mbledhjes së Kuvendit kombëtar më 15 dhjetor.
Ne duhet të vazhdojmë të diktojmë axhendën politike të vendit, ashtu siç kemi bërë deri më tani.
Mësohet se menjëherë pas mbledhjes së Kuvendit kombëtar të PD-së do të nisë edhe ngritja e shtabeve elektorale duke hedhur poshtë dyshimet se opozita do të bojkotonte zgjedhjet.
Një pikë tjetër e diskutuar gjatë mbledhjes është edhe informimi për misionin e Komisionit të Venecias, opinion i të cilëve mbi Vettingun e politikanëve pritet që të dalë pas dy javësh.
Një çështje mjaft e rëndësishme siç është ajo e djegies së mandateve duket se është anashkaluar nga ana e PD-së. Më datë 19 dhjetor opozita ka afatin e fundit për t’u rikthyer në parlament pasi rrezikojnë që t’u digjet mandati pasi që prej fillimit të këtij sesioni më datë 3 shtator opozita ka braktisur çdo Komision, përveç atij të ligjeve, dhe çdo seancë pleanare. Ndërkohë që seanca e radhës pritet të jetë në janar.
Paralelisht me seancat plenare, grupi i PD dhe LSI mblidheshin në qytete problematike me krimin në vendit si: Shkodra, Durrësi, Vlora apo dhe Elbasani.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7447
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha i refuzuar nga militantët, porosi drejtuesve të qarqeve për protestën: Të martën sillni sa më shumë njerëz në Tiranë
23 Nëntor, 18:35
-
'Të rezistojmë, të ngremë krye', Salianji letër nga burgu, kërkon drejtësi për Martin Canin: Asgjë nuk vjen vetë! Aq më keq po t’ia lësh në dorë kryeministrit
23 Nëntor, 17:59
-
Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota! Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim
23 Nëntor, 15:44
-
Zgjedhjet 2025/ Bardhi: Betejë për jetë a vdekje! Në Kuvend, gratë deputete shpesh herë më shumë luftarake se burrat
23 Nëntor, 14:08
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
Pse priti deri në fund Berisha, çfarë shpresonte?
22 Nëntor, 13:08
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Buxheti 2025/ PD propozon 28 Amendamente: Minimumi jetik 200 euro, rritje e pensioneve dhe shtim i fondeve te Onkologjiku (E PLOTË)
21 Nëntor, 15:55
-
Asllan Dogjani sërish në SPAK! Deputeti i PD-së: Po më hetojnë për shtëpinë 100 metra katrorë
21 Nëntor, 13:02
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit
20 Nëntor, 21:11
Basha mbledh magjaret me Mul Noken ne krye
Përgjigju