Djegia e mbetjeve në Fier, eksperti i mjedisit: Toksinat e çliruara do kontaminojnë tokën! Ndotja do vijojë për vite me radhë, do futet në zinxhirin ushqimor

Prej disa ditësh tashmë, Fieri është ekspozuar ndaj një ndotje të rrezikshme nga djegia e mbetjeve në landfill, duke krijuar një emergjencë mjedisore. E ndërsa vëmendja është përqendruar në ndotjen e ajrit nga gazrat e çliruar, duket se më problematike do të jetë ndotja e tokës.

Eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka, tha në studion e Report Tv se djegia e mbetjeve urbane në Fier do të sjellë pasoja shkatërruese për mjedisin, që do të zgjasin për vite të tëra.

"Është një fatkeqësi natyrore. Pasojat janë shkatërruese. Ndoshta sot, pas një jave apo një muaji nuk do i ndjejmë, por për vite me radhë niveli i ndotjes do të përshkruaj jo vetëm ajrin, por edhe tokën e ujin dhe ushqimet që prodhohen në zonë, ndotja e prodhuar gjatë këtyre ditëve, do të jetë prezente për një kohë shumë të gjatë", tha ai.

Sipas ekspertit, kimikatet e çliruara nga djegia janë shumë rezistente dhe mund të qëndrojnë në mjedis deri sa të futen në zinxirin ushqimorë, nëpërmjet ujërave nëntokësorë dhe të mbjellave. Kjo do të krijonte sëmundje akute ndaj personave të ekspozuar.

"Lëndët që çlirohen janë oksidet e squfurit, azotit e karbonit. Komponentët kimikë që çlirohen janë tejet agresiv sa i takojë në impaktit në shëndet. janë dhe komponetët kimikë, që janë aq rezistentë sa të qëndrojnë në mjedis deri sa futen në zinxhirin ushqimorë, qoftë nëpërmjet të mbjellave apo ujërave nëntokësorë dhe mbeten aty shumë gjatë. Krijohen sëmundje akute ndaj personave që ekspozohen ndaj kësaj ndotje për një kohë shumë të gjatë. Ajri është pritësi i parë i ndotjes, të dytët janë të gjithë frymorët, njerëzit dhe kafshët", theksoi eksperti.

Zjarri në landfillin e Fierit ra 5 ditë më parë, ndërsa flakët u shuan ditën e djeshme, por problem mbetet fakti se mbetjet e djegura vijojnë të çlirojnë tym. Në zonë po punohet me mjete të tonazhit të rëndë që po bëjnë mbulimin e mbetjeve me dhé, por ndotja ka krijuar një emergjencë mjedisore në Fier. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa policia vijon hetimet. 

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?