Djemtë e Detit/ Rikthehen në skenë në një koncert homazh për Gentian Demaliaj

“Mall per Gent Demaliajn”.Ishte ky koncerti që përkujtoi ish-solistin e grupit “Djemtë e Detit” duke risjellë në skenë disa nga këngët e tyre më emblematike. Malli dhe nostalgjia për artin dhe muzikën rock që shenjoi fillimet e viteve ‘90 mbushi plot sheshin “Gjergj Kastrioti” në Lezhë.

Kengëtare ishte vetë vajza e Gentian Demaliajt, Edea, e cila jo rastësisht kishte zgjedhur ta sillte kujtimin e të atit në ditën e tij të lindjes. Publiku e shoqëroi në çdo këngë interpretimin e saj potent dhe dinjitoz, ndonjëherë me më tepër përmallim.

Grupi “Djemtë e Detit” u krijua në vitet ‘90 duke i sjellë skenës shqiptare këngë ikonike si: Mos qaj, Lamtumirë, Jo tani etj. Solisti i tyre Gentian Demaliaj u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në vitin 2015.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës

Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës